Departamenti i Shtetit: Nevojitet përparim në aspektin e marrëveshjeve egzistuese, përfshirë edhe themelimin e BKS

Stejt Department
Burim: Print Screen/You Tube

Departamenti Amerikan i Shetit ka shprehur zhgënjimin pasi në raundin e ri të dialogut mes Kosovës e Sërbisë për normalizimin e marrëdhënieve, nuk u shënua përparim, shkruan Radio Europa e Lirë.

"Presim që të dy palët të kuptojnë seriozisht detyrimet e tyre që kanë ndaj Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ku u nënshkrua më herët këtë vit. Koha skadoi. Dëshirojmë të shikojmë përparim në aspektin e marrëveshjeve egzistuese dhe atyre të mëhershme të ndërmarra në dialog dhe marrëveshjen e Ohrit, përfshirë themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe" ka thënë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit më 14 shtator për REL. 

"Do të këshillohemi nga brenda edhe me partnerët tanë europianë për hapat e mëtejshëm" ka shtuar. 
Sipas Departamentit të Shtetit "dialogu i cili mundësohet nga BE është rruga e vetme për përparim për Kosovën dhe Sërbinë".

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq u takuan të enjten në Bruksel nën ndërmjetësimin e shefit për politikë të jashtme të BE Zhozef Borelli dhe të dërguarin e BE për dialog Mirosllav Llajçak.

"Takimi në të cilin në rend të ditës ishte zbatimi i marrëveshjes themelore për normalizimin e marrëdhënieve nuk shënoi asnjë rezultat" ka thënë Borelli. 

Sipas fjalëve të tij, Kurti ishte ai që nuk pranoi propozimin e BE për zbatimin njëkohësisht të detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje derisa Vuçiq e pranoi. 

Borelli ka thënë se Kurti insistoi në formalizimin mbi të gjitha de-fakto të njohjes së Kosovës nga ana e Sërbisë, ndërsa Vuçiq kërkoi formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe në Kosovë. 
Kurti "nuk kishte dëshirë të ecte përpara me fillimin e procesit të besueshëm të formimit të Bashkësisë” tha Borelli.

Kurti tha se “kushtëzimi i Sërbisë” për formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe “u konvertua në pozicionin e emisarit të BE”.

Sipas fjalëve të Vuçiq, Kurti thjesht “i shmangej formimit të Bashkësisë... ky është thelbi i gjithçkaje”.