Deputetët e parlamentit zvicerian: Abuzimi me sërbët në Kosovë duhet të ndalet
Në parlamentin zvicerian për herë të parë nisi diskutimi rreth shkeljes së të drejtave të njeriut të sërbëve në Kosovë, ndërsa grupi i deputetëve paraqitën argumentet e veta para ministrit të Mbrojtjes. Deputetët Kristian Imark dhe Andreas Glarner thanë se shkeljet e të drejtave duhet të ndalen dhe se egzistojnë dëshmi të shumta rreth presionit ndaj komunitetit sërb, raporton RTS.
Deputeti i parlamentit zviceran Kristian Imark thotë për RTS se qëllimi është ndalja e shkeljes së të drejtave të popullit sërb në Kosovë, duke pasur parasysh se trupat zvicerane pothuajse për tre dekada kanë qenë të pranishme në Kosovë. Deputeti Andreas Glarner thekson se biseduan me sërbët dhe se padyshim që ka patur abuzime.
Arrestimet e fundit për krime të pretenduara lufte në Shtërpcë dhe Gjilan e para kësaj ndalimi i drejtorëve dhe kyçja e institucioneve shëndetësore e arsimore, janë përditshmëri e sërbëve në Kosovë.
Sesa rëndësi ka debati për shkeljet e të drejtave të sërbëve në parlamentin zviceran dhe a mund të çelë hapësirë për debat të gjerë europian rreth të drejtave humane të komunitetit sërb në Kosovë?
Deputeti i parlamentit zviceran Kristian Imark thotë për RTS se vendi i tij prej 27 vitesh ka trupa në Kosovë dhe se çështja duhet të vëzhgohet nga pikëpamja e neutralitetit, por dhe shpenzimet, ndërsa në Kosovë e Metohi vijojnë të shkelen të drejtat e njeriut të sërbëve.
"Dëshirojmë që këtë t’a rregullojmë dhe duam që kjo të ndalet. Nga njëra anë, kemi listë të njerëzve tek të cilët shkeljet e të drejtave të njeriut janë dokumentuar nga ana e KB dhe institucioneve të pavarura, çka do të thotë se shkelje të tilla egzistojnë", tha Imark.
Ky i fundit vuri në dukje se, nga ana tjetër, morën deklarata individuale nga sërbët rreth asaj se si duken këto shkelje.
"Këtë e kuptojmë mjaft seriozisht", tha Imark.
Deputeti Andreas Glarner deklaron se kishin dëgjuar për abuzimin ndaj sërbëve në Kosovë, kështu që biseduan me njerëz dhe i ftuan të tregonin përvojat e tyre dhe impresion të veçantë në të, ngeli nga një grua për të cilën thotë se është "e ndershme dhe flet me zemër".
"Nuk kemi dyshim se tha të vërtetën dhe se egzistojnë shkelje të të drejtave, ndaj patëm shumë pyetje për ministrin e Mbrojtjes-rreth uljes së pagave, pensioneve, asistencës sociale dhe madje edhe shërbimeve bazike, por theksuam edhe çështjet e abuzimit, arrestimeve dhe presioneve mbi aktivitetet politike të sërbëve në Kosovë, si dhe marrjen e trojeve dhe pronave në komuna", tha Glarner.
Ky i fundit shtoi se u regjistruan dhe shkelje të të drejtave për gjuhën sërbe, qasje në drejtësi, si dhe presione mbi median sërbe dhe hapësirën informative të komuniteteve pakicë.
0 komentet