Dimitrijeviq: Na rrethuan me armë tytëgjata sikur të ishim kriminelë, populli është i frikësuar

Miloš Dimitrijević
Burim: Kosovo Online

Millosh Dimitrijeviq, ish kryetari i organit të përkohshëm në Gorazhdec ka thënë për Kosovo onlajn se policia kosovare duhet të ndalë se frikësuari popullin pasi sipas tyre sjellja ishte sikur ata të ishin kriminelë ndonëse nuk kanë bërë gjë.

Ai ka reaguar pas sulmit policor në Radio Gorazhdecin dhe kapjen e kryetarit të organit të përkohshëm Darko Kollashinac së bashku me dy punonjës të tjerë.

“Vërrejta autovetura, së pari një autoveturë zyrtare policore, pastaj disa xhipa. Parkuan dhe rrethuan vendin ku është hapësira, Shtëpia e Kulturës dhe Radio Gorazhdecin, askush nuk ka mundur të afrohej. Faktikisht në atë moment edhe rrjeti celular ka qenë bllokuar, kështu që nuk mund të telefonoje askënd. I’a behën në ambjentet, aty ushtruan kontroll, biseduan me njerëz, morën disa letra. Ato që donin nuk i gjetën, i morën në periudhën e mëparshme, veçse morën disa monitorë”, tha Dimitrijeviq.

Ky i fundit shtoi se i kapën dhe i çuan për në Pejë Darko Kollashinac, si përfaqësues i Organit të Përkohshëm, si dhe dy persona të tjerë.

“Ata u shoqëruan për të dhënë sqarime, mendoj se do të kthehen. Dashtë Zoti të jetë kështu. E shikoni dhe vetë që qytetarët tashmë janë shqetësuar, shumë herë këtë ma kanë bërë edhe mua. Fatkeqësisht gjysmë ore më vonë ose dyzet minuta, kur policia ishte në ambiente, mori në pyetje të gjithë ata persona. Unë nuk isha brenda. Erdhi zëvendëskryeministri Sveçla dhe ministri që është fqinji ynë Albert Krasniqi. Ata veçse hyrën brenda ambjentit, fotografuan, dolën jashtë dhe dhanë deklarata”, theksoi Dimitrijeviq.

Bashkëbiseduesi ynë shton se kjo duhet të zgjidhet në ndonjë mënyrë tjetër.

"Nuk duhet që populli vazhdimisht të frikësohet dhe mërzitet duke na ushtruar presion. Sot kishte kaq shumë policë me armë tytëgjata, aq shumë xhipa, aq shumë automjete... Çfarë bërëm ne? A jemi kriminelë? Për çfarë bëhet fjalë?”, pyeti ish-kryetari i Organit të Përkohshëm.

Ky i fundit spjegoi dhe përse Gorazhdeci është shumë i rëndësishëm në këto hapësira-pasi ka 630 deri në 650 sërbë vetëm në territorin e komunës ndërsa gjithsej me pesë fshatrat përreth dhe Patriarkanën e Pejës ka gati 930 sërbë.

“Çka do të thotë se nuk jemi shumë, por nuk jemi as edhe pak, për dallim nga shumë zona që janë në hapësirën e K&M. Në zonën e Metohisë jemi më të koncentruar dhe mendojmë të qëndrojmë në këto hapësira, por fatkeqësisht, ja shikoni se çfarë bëjnë” përmbylli ai.

Pas kontrollit, policia ka nxjerrë jashtë objektit materialet e konfiskuara të zyrës. Policia bastisi edhe radiostacionin e Gorazhdecit që ndodhet në të njëjtën godinë. Redaktorit Darko Dimitrijeviq i’u konfiskua automjeti dhe kamera pasi xhiroi policinë momentin e kontrollit.