Zyra për K&M: Policia kosovare me armë tytëgjata i’a behin në ambjentet e Komunës Gora

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Zyra për Kosovë e Metohi deklaron se sot dhjetëra pjestarë të Policisë Kosovare nën armë rreth orës 13 i’a kanë behur pa asnjë arsye apo spegim, në ambjentet e Komunës së Gorës, të cilat janë zhvendosur në fshatin Vranisht, ku me armë tytëgjata kanë ushtruar kontroll.

Në deklaratë thuhet se më shumë se 10 automjete policore, me rreth 50 forca speciale të armatosura, bllokuan plotësisht hyrjen dhe daljen nga fshati i kësaj komune më të largët të Kosovës, qarkullimi pas më shumë se një orë e gjysmë është normalizuar, por forcat speciale të armatosura gjenden ende në godinën e Komunës Gora.

Siç kanë thënë, padyshim që kjo behje në ambjentet e Komunës së Gorës është ndërmarrë me urdhër direkt të Albin Kurtit, me të vetmin qëllim-që ajo të kyçet, punonjësit të frikësohen e dëbohen nga vendet e tyre të punës, e më pas nga pragjet e tyre të shtëpive, ku jetojnë në paqe dhe harmoni pa ngacmuar askënd.

“Keqtrajtimi dhe frikësimi brutal i popullit paqësor vëllazëror në Komunën e Gorës, është plan i poshtër i Kurtit me qëllim persekutimin e popullit që jeton aty dhe sulmit ndaj të gjitha pakicave egzistenca e të cilave është direkt e kërcënuar për shkak të akteve të tilla ilegale të dirigjuara nga Prishtina. Nuk kalon ditë që Kurti dhe autoritetet në Prishtinë të mos ndërmarrin lëvizje të dhunshme dhe përshkallëzuese në Kosovë e Metohi, me qëllim të destabilizimit të plotë të situatës në terren dhe shkaktimit të ndasive, urrejtjes, frikësimit, rritjes së tensioneve dhe gjenerimit të krizave të rrezikshme, pasi kjo është e vetmja politikë që Kurti dhe pasuesit e tij ekstremistë dinë”, bëhet e ditur në deklaratën e Zyrës për K&M.