Dodik: Me çfarë logjikë Prishtina mund të kërkojë anëtarësim në BE, kurse Republika Sërpska jo?
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, pyeti duke shkuar mysafir në TV Prva, me çfarë logjikë Prishtina po aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Republika Sërpska nuk mund ta bëjë këtë, transmeton RTRS.
Dodik theksoi se uniteti i popullit serb dhe i politikës serbe është përgjigja e përbashkët e Republikës Sërpska dhe e Serbisë ndaj të gjitha presioneve.
“Gjithmonë kam thënë se populli serb ka vuajtur shpesh,p or edhe se tani ai tregon unitet kudo që jeton, edhe këtu në Sërpska edhe në Kosovë e Metohi”, tha Dodik.
Dodiku beson se ka ardhur koha që "t'i tregojmë kësaj bote se cilat janë qëllimet tona për dekadat e ardhshme dhe se sigurisht është bashkimi serb në kuptimin e vërtetë".
"Unë nuk jam një njeri që heq dorë nga ajo histori," tha Dodik.
Dodik theksoi se aspirata e popullit serb, nëse do të kishte një referendum sot në Republikë Sërbska për bashkimin me Serbinë, është që ata të kenë një pjesëmarrje masive dhe mbështetje masive për gjithçka.
“Ky është vullneti, dhe mjerimi është se faktori ndërkombëtar nuk e respekton atë vullnet dhe nuk e respekton me shekuj, duke pasur parasysh se qenia kombëtare serbe duhet të përçahet dhe të ndahet në disa forma juridike shtetërore në mënyrë që të mos koncentrohet dhe të bëhet ajo që është në të vërtetë – shprehja më e fuqishme në Ballkan”, tha Dodik.
Dodik theksoi se ideja e tij është që populli serb t'i tregojë botës se ka disa opsione të qarta.
"Vullneti i popullit është absolutisht i qartë dhe politikanët që e përfaqësojnë atë, si dhe ata nga perëndimi, duhet të ndjekin vullnetin e popullit", tha presidenti i Republikës Sërpska.
Duke komentuar situatën në Kosovë, Dodiku tha se është një lojë e të mëdhenjve, që tentojnë të poshtërojnë serbët dhe Serbinë.
0 komentet