Ambasadori Hill: Investitorët amerikanë janë të interesuar për energjinë serbe
Investitorët amerikanë janë "të interesuar të investojnë në kapacitete të reja dhe teknologjikisht moderne energjetike në Serbi, mbi të gjitha në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë”, tha ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill.
Në një bisedë me ministrjen e Minierave dhe Energjetikës së Serbisë, Dubravka Gedoviq, ai tha se është i bindur se bashkëpunimi në fushën e energjisë mund të përmirësohet rëndësishëm.
“Kur e gjithë bota po përballet me një krizë energjetike, Serbia është e vendosur të nisë një cikël të madh investimesh në infrastrukturën energjetike në mënyrë që të sigurojë pavarësinë energjetike në vitet sfiduese të ardhshme. Në të njëjtën kohë, ne jemi shumë të angazhuar në diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz dhe naftë”, tha Gedoviq.
Ajo përkujtoi se po punohet për dokumente strategjike që do të përcaktojnë hapat për reduktimin e ndikimeve negative të sektorit energjetik në mjedisi natyror.
"Ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar bashkëpunimin me Amerikën në sektorin e energjisë dhe na duhet përvoja e kompanive amerikane që tashmë kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në projekte të rëndësishme në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë”, theksoi ministri, transmeton Beta.
0 komentet