Drecun dhe Millivojeviq: Beogradi të insistojë që hetimi të bëhet deri në fund

Ulaz u Banjsku
Burim: Kosovo Online

Pas ngjarjeve në Banjskë, për Sërbinë është e rëndësishme të veprojë politikisht dhe diplomatikisht si dhe të vërë në dijeni Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar se është kaluar Rubikoni, por dhe rreziku nga kaosi është dhjetë herë më i madh sesa ishte të dielën, bien në emërues të përbashkët kryetari i Këshillit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë Millovan Drecun dhe ish diplomati Zoran Millivojeviq.

Të ftuar në Juronjuz Sërbia, vurën në dukje se është e rëndësishme që Beogradi të vazhdojë të insistojë që hetimi të shkojë deri në fund por edhe se Sërbia të jetë konsistente në kuptimin që të provojë se nuk janë të vërteta pretendimet e kryeministrit kosovar Albin Kurti në atë që është pjesmarrëse direkte në konflikt.

Për Millivojeviqin është e dukshme që Kurti e shfrytëzon këtë rast në avantazhin e vet. "Strategjia e tij është e qartë. Të vërë në kontroll veriun dhe këtë përmes dhunës. Për të, dialogu nuk është në plan të parë. Nuk ka ndryshuar qëndrimin e vet politik. Ka marrë legjitimitet për politikën që bën" thotë Millivojeviq.

Drecun bën të ditur se Kfor tani duhej të ishte kyç në zgjidhjen e krizës, por beson se ai nuk do të ndërhyjë aq sa duhet.

"Përderisa komanda e KFOR pra vendet udhëheqëse të Perëndimit politik, e interpretojnë mandatin e KFOR si gishtin e tretë të sigurisë, ne nuk do të kemi tërheqje të njësive speciale të militarizuara nga veriu. Sipas këtij interpretimi, shkalla e parë i sigurisë shkon tek Policia Kosovare, e dyta është EULEKS dhe vetëm i treti është KFOR. Derisa ata janë atje, do të ketë terrorizim të vazhdueshëm të popullit sërb dhe ne një moment, do të përjetojmë shpërthim të përgjithshëm ku popullit sërb do të duhet të mbrojë mbijetesën e vet me të gjitha mjetet. Sjellja e Prishtinës nuk tregon qetësim të krizës dhe as KFOR nuk do t’a besdisë Prishtinën“ beson Drecun.

Milivojeviq thotë se Kurti në fakt përgjatë gjithë kohës ka qëndrim të pandryshuar dhe kjo është njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Sërbisë. Ai shton se në të gjitha këto në mënyrë të caktuar ka mbështetjen e një pjese të Perëndimit i cili ka veçse metoda të ndryshme.

"Ky është qëllimi më i rëndësishëm. Kjo nuk është e re. Pika e parë e Marrëveshjes së Ohrit thotë se kjo marrëveshje është mes dy partnerëve të barabartë. Përmendet Karta e KB dhe kjo është njohje defakto. Nëse kalojmë në terrenin e së drejtës, Marrëveshja e Brukselit është më e vjetër dhe nuk është zbatuar. Duhet që tani të kujtohet se dialogu që udhëheq, duhet të drejtohet pikërisht në bazë të Marrëveshjes së Brukselit. Kjo do të thotë se edhe çështja e BKS e cila vazhdon të jetë kyçe mbi gjithçka“ shton Millivojeviq.

Megjithatë, Drecun thekson se njohja e pavarësisë është diçka që nuk mund të pritet nga Beogradi, i cili në këtë moment, shton ai, po duron presion të madh politik dhe nga ana tjetër, si këmbim nuk po merr asgjë.

"Kush do të marrë përgjegjësinë për vrasjen e sërbëve pasi u dorëzuan të dielën? Pala jonë zbuloi likuidimin mizor të njerëzve, nuk duhej t’i vrisnin. Kemi prova. Lista Sërbe kërkoi hetim të pavarur. Të huajt thonë se ky është veprim terrorist. Askush nuk është përgjegjës për këtë. E gjithë kjo po ndodh në mënyrë që Beogradi të vuajë presionet politike. Gjithçka duhet të ndodhë brenda kufijve të një krize të kontrolluar. Megjithatë, Perëndimi nuk do të bëjë asgjë për të ndalur terrorin. Mund të ndalet vetëm kur të tërhiqen njësitë e forcave speciale nga veriu i Kosovës” beson Drecun.

Pyetjes nëse sërbët në veri janë lënë të vetëm, Millivojeviq e mohon, por fakti është se ata ndodhen në situatë komplekse e cila është ende e tensionuar.

„Kjo do të thotë se egziston rrezik për eskalim të mëtejshëm me pasoja serioze. Kanë ndryshuar shumë rrethanat. Qëllimi primar është të mbarojë historia e verifikimit të Kosovës si shtet. Ky është qëllimi strategjik i cili është më seriozi në këto momente. Në situatën kur Sërbia nuk do t’a pranojë këtë, tashmë rezistenca do të bëhet diçka që të mbetet e qartë. Tani duhet të llogaritet tek ajo rezistencë. Nuk kemi shumë çështje për statusin pasi kjo është çështje e mbyllur. Tashmë kjo është e gjitha një test edhe për komunitetin ndërkombëtar" beson Millivojeviq.

Prishtina pretendon se nënkryetari i Listës Sërbe Millan Radoiçiq ishte në grupin e njerëzve të armatosur ku të dielën ndodheshin në Banjskë, ndërsa nga ana tjetër presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Radoiçiq do të pyetet për ngjarjen. Drecun beson se kjo është çështje kyçe para nevojës për de-eskalimin e situatës në veri.

"Nga rezultati i hetimit që po bëhet, i cili po ushtrohet paralelisht nga Prishtina dhe institucionet ndërkombëtare në K&M, do të varet strategjia e mëtejshme e perëndimit. Çështja e Millan Radoiçiqit është kyçe", otë Decun.

Siç shton ky i fundit, në këtë moment është e rëndësishme që Sërbia të reagojë ndaj sulmeve të autoriteteve të Prishtinës të cilat pretendojnë se ajo është e përfshirë me rastin e Banjskës.

"Më e rëndësishme është të provohen të gjitha gënjeshtrat e Prishtinës e cila pretendon se Beogradi zyrtar qëndron pas këtyre grupeve të njerëzve, që Sërbia i ka trajnuar dhe armatosur... Kurti akuzoi Beogradin edhe para kësaj për gjëra të ngjashme. Për ta, kjo është dhuratë nga qielli. Beogradi hodhi poshtë se shteti ynë qëndron pas kësaj. Kjo neve nuk na përshtatet, kjo do të ishte veprim vetvrasës politik që të shkojmë në një situatë për t’u bërë shënjeshtër për t’u dënuar. Që Kurti i cili është si problem, ne t’i japim shansin? Kjo është gjë individuale që nuk mund të jetonin në agoninë që Kurti e krijoi. Nëse shteti ynë mbrohet nga kjo, atëherë do të kemi një pozicion që do të n’a relaksojë ndjeshëm” beson Drecun.

Ky i fundit vë në dukje se dhe Prishtina tashmë çel çështjen e aktivitetit të Listës Sërbe në Kosovë, duke thënë se ky është drejtim tjetër që Kurti dëshiron t’a kthejë në favor të vet.

“Një tjetër drejtim është eliminimi i Listës Sërbe, i cili është faktori më i rëndësishëm politik i popullit sërb. Ajo bashkon popullin dhe veprimet e popullit. Për këtë u kompromentua. Tani ata do të përpiqen t'i ndalojnë veprimet e saj. Kurti thotë se duhet të formohet alternativë ndaj listës sërbe, që sërbët duhet të zgjedhin. Ai dëshiron të krijojë skenë politike krejtësisht të ndryshme nga pozicioni i Listës Sërbe”, thotë Drecun.

Përsa i përket ragimit negativ të kryeministrit shqiptar Edi Rame për shpalljen e ditës së zisë në Sërbi për ngjarjet në Banjskë, Millivojeviq thotë se nuk është i surprizuar.  

"Rama dëshiron të bëjë të ditur se Tirana pyet rreth gjithçkaje çka është relative për korpusin shqiptar në të gjitha hapësirat. Kjo është politikë e tij. Nuk shikoj asgjë ekskluzive rreth kësaj" thotë Millivojeviq.
Ky i fundit beson se çelësi në gjithçka është sjellja në terren dhe kjo se cilat do të jenë raportet e ardhshme mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Nuk shikoj mundësinë e qetësimit të situatës në veri të Kosovës derisa aty të jetë i pranishëm dhe një pjesëtar i vetëm i njësive të militarizuara policore. Ky është grusht goditës i Kurtit për terrorizimin e popullit sërb. Ai synon që me këto forca të dalë në linjën administrative, kanë dhe baza të përhershme” tha Drecun.