Drecun: Kurti simulon de-eskalim në veri
Kryetari i Këshillit Parlamentar për Kosovë e Metohi Millovan Drecun, ka thënë se kryeministri kosovar Albin Kurti, pavarësisht kërkesave të BE, veçse simulon de-eskalim në veri, transmeton Kurir.
Masat shtrënguese që ka vendosur BE, siç thotë Drecun, nuk po japin rezultate, pasi janë "tullumabcë" për Prishtinën.
"Vendosën ndonjë masë për Prishtinën. Ato kanë lidhje me ndonjë fluks financiar dhe ndaj individëve në Prishtinë, por nuk japin efekte sepse janë tullumbacë për Prishtinën. Zyrtarët e BE përsërisin se masat mund të hiqen nëse Prishtina ndryshon qasjen e vet. Supozoj se kjo ka lidhje me atë se diçka kur firmoset, atëherë duhet të zbatohet” ka thënë Drecun.
Ky i fundit thekson se Kurti dëshiron të çlirohet nga presionet e BE, ndërsa nga ana tjetër, ka frikën e humbjes së mbështetjes së zgjedhësve.
"Kurti ndërmorri disa hapa të cilat simulojnë de-eskalimin. Ai dëshiron të çlirohet nga presioni i BE, por kjo është e qartë se është më pak e rëndësishme nga mbështetja e trupës shqiptare të zgjedhësve të cilën momentalisht e ka dhe e cila është shumë e madhe. Nëse do të pranojë gjithçka çfarë i kërkohet, me shumë mundësi do të bjerë", ka thënë Drecun.
Ky i fundit shprehu besimin se pavarësisht lëvizjeve të Prishtinës, nuk mundet të pritet de-eskalim.
"Kur në vend që të tërheqë të gjithë efektivët e njësive speciale, tërheq 25%, aty ku eshte e pamundur të numërosh dhe i stacionoi 100 metra larg godinave që të mund të hyjnë sërish në to, çfarë prisni? Kurti as në fund nuk ka ndërmend të tërheqë policinë nga veriu i Kosovës, çka është kërkesë kyçe sërbe. Vazhdojmë të kemi arrestime dhe frikësime dhe nuk e shikoj sesi mund të shkohet drejt de-eskalimit” ka përmbyllur Drecun.
0 komentet