Drecun: Ndalimi i mallravë dhe ilaçeve sërbe, qeveria prishtinase u rrezikon jetën sërbëve në Kosovë e Metohi
Kryetari i Këshillit Kuvendor për Kosovë e Metohi Millovan Drecun, duke folur për raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, paralajmëroi se tensionet në Kosovë do të vazhdojnë edhe kur administrata brukselase të kthehet pas pushimeve vjetore, transmeton Pink.
Siç bëri të ditur, qeveria në Prishtinë përmes ndalimit të importit të mallrave dhe ilaçeve sërbe, rrezikon jetën e sërbëve në Kosovë.
"Po shikojmë shenjat se po përgatitet situatë shumë e rëndë e cila mund të shkohet deri në reagimin e popullit sërb për të luftuar me qëllim mbijetesën. Kur dikush tenton të pamundësojë furnizimin me ushqime dhe ilaçe, kur tenton të pamundësojë dhënien e pagave, atëherë kjo rrezikon seriozisht jetën dhe mbijetesën e këtyre njerëzve në Kosovë e Metohi” ka thënë Drecun për Pink.
Siç thotë ai, populli sërb në një moment duhet të ngrihet kundër kushteve në të cilat jeton. "Sërbët jetojnë në mënyrë shumë të kufizuar, u pamundësohen të drejtat themelore të njeriut, liria e lëvizjes, u pamundësohet që të punojnë lirshëm, të respektojnë kulturën e vet, fenë, gjuhën, vetë shtetin e tyre Sërbinë, sepse për ta shteti fals i Kosovës nuk egziston” ka thënë Drecun.
Ky i fundit bën të ditur se ndaj sërbëve përditë ushtrohen tortura dhe se ata akuzohen pa kurrëfarrë provash.
"Kur i merr të gjitha këto, mund të thuash se ndodhen në një lloj kampi përqëndrimi” përmbyll Drecun.
Sipas tij, kur dikush e ka të pamundur të jetojë normalisht, atëherë mendon të ndryshojë ambient.
"Pikërisht kjo frikë është mekanizmi më i rëndësishëm për përfundimin e spastrimit etnik" tha Drecun.
0 komentet