Drecun: Mbijetesa dhe integriteti territorial i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi po mbrohet në Kosovë
Kryetari i Komisionit për Kosovën dhe Metohinë në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka paralajmëruar se koncepti i “Shqipërisë së Madhe”, që është baza e pavarësisë së Kosovës, po realizohet dhe paraqet kërcënim për të gjithë rajonin.
Projekti i “Shqipërisë së Madhe” janë problemi më i madh i rajonit, pra i vendeve që iu mor territori. Këto nuk janë vtëm qëndrimet e Albin Kurtit, por ne kemi zbatimin e konceptin të “Shqipërisë së Madhe”, qëllimi i të cilit është që Kosova të fitojë pavarësinë”, ka shpjeguar Drecun për RTS.
Ai theksoi se nga realizimi i atij projekti do të vuajë i gjithë rajoni.
“Nëse do të ndodhte situata që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe kështu të fitojë subjektivitet juridik ndërkombëtar, më askushë nuk do të ndalte formimin e Shqipëris së madhe madhe, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të shpërbëheshin”, nënvizoi ai.
Ai tha se është një iluzion nëse Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mendojnë se antarsimi në NATO është një mbrojtje e sigurt kundër kërcënimeve të Shqipërisë së Madhe.
Ai theksoi se lidershipi i Maqedonisë së Veriut u detyrua të reagojë ndaj provokimit të fundit të Kurtit.
Drecun theksoj integriteti territorial dhe egzistimi i Maqedonisë së Veriut dhe i Malit të Zi mbrohet në Kosovë
Kush nuk e kupton se avokimi për pavarësinë e Kosovës po hap derën e realizimit të konceptit të “Shqipërisë së madhe”, ai është në një lajthitje të madhe”, theksoi ai.
Ai beson se koncepti i “Shqipërisë së Madhe” është krijuar si kundërpeshë për të balancuar Serbinë dhe faktorin serb në Ballkan.
“Për fat të keq, Maqedonia e Veriut u projektua nga ata aktorë ndërkombëtarë për të qenë një lloj zone tampon, në mënyrë që të mos kishte partneritet strategjik midis Greqisë ortodokse dhe Serbisë ortodokse. Dhe në këtë drejtim tani keni një agjent shqiptar që është përgjegjës për këtë situatë. Pse e prisnim reagimin e bashkësisë ndërkombëtare? Pse krijuat fondacionin “Shqipëria e madhe”? Lidershipi politik i Perëndimit”, tha Drecun.
Ai theksoi se në të gjitha pjesët e territorit të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi ku jetojnë shqiptarët, duhet të vendosen shenja të një Shqipërie të Madhe më vete, që nga nxjerrja në pah e simbolit të UÇK-së, deri te thirrja për zonën e Rashkës që të futet në atë rrëmujë.
Drecun, tha se për kët projekt haptazi kanë folur presidentin shqiptar dhe kryeministri, dhe kur flasin për njohjen e pavarësisë e Kosovës, dhe Serbia të kërkoj falje shqiptarve, ata duan të bashkojnë shqiptarët, konceptin e thyerjes së kufiri i krijimit të një “Shqipërie të madhe”.
Ai nënvizoi se Shqipëria është bartëse e atij projekti, kurse Kosova gurthemeli.
“Pse po theksohen simbolet e UÇK-së? Sepse betimi përcakton qëllimin strategjik të luftës për çlirimin dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve në territoret gjoja të pushtuara. Nëse do të përdoreshin simbolet e UÇK-së, do të supozohej se ishte “Shqipëria e Madhe”, tha ai.
Drecun tha se në ditën kur Armend Mehaj është dekoruar nga Gjermania, ai menjëherë bën një foto me njësitë speciale të policisë me simbolet e UÇK-së dhe mesazhi është i qartë se me patronazhin e SHBA-ve dhe vendeve të tjera, po krijohet grushti goditës i konceptit të “Shqipëris së Madhe”.
“E shihni se është një koncept i rrumbullakosur dhe e kuptoni se shtetet e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi nuk kanë integritet të mjaftueshëm në territorin e tyre, ku shtetësia kontestohet”, paralajmëroi Drecun.
Drecun theksoi se parandalimi i shkëputjes përfundimtare të Kosovës është mbrojtje kundër “Shqipërisë së Madhe” dhe destabilizimit të rajonit.
komentet