Drejtorja e USAID Samanta Pauer këtë javë viziton Sërbinë dhe Kosovën
Drejtorja e USAID Samanta Pauer do të vizitojë këtë javë Beogradin dhe Prishtinën siç theksoi angazhimin disavjetor kontinuitiv të SHBA në Sërbi e Kosovë. Siç bëhet e ditur në deklaratë, vizita vjen në kohën e vrullit të ri për Kosovën dhe Sërbinë në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Europian me qëllim normalizimin e marrëdhënieve çka SHBA e mbështesin fuqishëm.
Gjatë vizitës në Sërbi, Pauer do të takohet me zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të shoqërisë civile, biznesin dhe komunitetin e IT, me gazetarë investigativë, përfaqësues të rinisë dhe aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të invalidëve.
mbrojtjen e të drejtave të invalidëve.
Ajo ka shprehur mbështetjen e USAID ndaj Sërbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian përmes partneritetit për nxitjen e rritjes ekonomike dhe zhvillimin demokratik.
Gjatë vizitës në Kosovë, Pauer do të bisedojë me zyrtarët e qeverisë, përfaqësues të sektorit privat, ndërmarrjeve të reja dhe inovative, me aktivistët vendorë dhe fermerë, me qëllim që të shprehë përkushtimin e fortë të USAID për të ofruar ndihmë në avancimin e integrimit euroatlantik të Kosovës duke forcuar demokracinë, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, duke promovuar pajtimin dhe mbështetjen e multietnicitetit, si dhe duke punuar për të katalizuar mundësi të reja ekonomike për qytetarët.
0 komentet