Edhe Ellek mohon Sveçlën: Nuk ka komunikim mes institucioneve shëndetësore sërbe dhe shqiptare
Drejtori i QKS Mitrovica e Kosovës Zllatan Ellek ka thënë për Kosovo onlajn se institucionet e shëndetësisë në Kosovë që funksionojnë me sistemin e Republikës së Sërbisë, nuk kanë asnjë komunikim me institucionet kosovare të shëndetësisë dhe kjo e ka surprizuar atë me deklaratën e ministrit të punëve të brendshme Xhelal Sveçla ku tha të kundërtën.
Sveçla dje ka thënë se institucionet shëndetësore në Kosovë me sistemin e Republikës së Sërbisë nuk do të vijojnë të funksionojnë sipas sistemit sërb, por do të definohet veprimtaria e tyre brenda ligjeve të Kosovës dhe se Ministria Kosovare e Shëndetësisë tashmë po udhëheq komunikime të nevojshme me sistemin shëndetësor që operon në komunat ku sërbët janë shumicë.
Drejtori i QKS Mitrovica e Kosovës Zllatan Ellek thekson se është i surprizuar me deklaratën e Sveçlës.
“Jam çuditur dje kur lexova deklaratën e ministrit të policisë zotit Sveçla në të cilën ai thoshte se institucionet e shëndetësisë të cilat veprojnë sipas sistemit të Republikës së Sërbisë, kanë komunikim me institucionet kosovare të shëndetësisë. Deri më tani asnjë komunikim nuk ka patur mes këtyre dy sistemeve” ka thënë Ellek.
Aq më shumë atë e ka surprizuar sikurse tha, që për shëndetësinë të flasë ministri i policisë.
“Ajo çka n’a ka çuditur të gjithë neve, është se për sistemin e shëndetësisë në territorin e Kosovës e Metohisë të japë deklarata ministri i policisë i cili pothuajse nuk ka asnjë lloj pike kontakti me sistemin e shëndetësisë me të cilën ne funksionojmë” ka thënë Ellek.
0 komentet