Edhe një tjetër arrestim për krime lufte të pretenduar në Kosovë

Kosovska Policija
Burim: Kosovo Online

Policia kosovare deklaron se sot është arrestuar eshte një tjetër person i dyshuar për "krime lufte ndaj popullsisë civile" në Komunën e Istogut gjatë viteve 1998-1999.

Siç bëhet e ditur, oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë  për hetimin e krimeve të luftës, zbuluan dhe arrestuan të dyshuarin Zh.Z. i lindur në vitin 1954 pasi dyshohet për këtë vepër penale.

Më tej shtohet se gjatë viteve 1998-1999, dyshohet se ka qenë në detyrën e komandantit të nënstacionit policor në fshatin Rakosh në Komunën Istog.

Mediat në Priahtinë transnetojnë se Zh.Z u arrestua sot në fshatin Lubozhda afër Istogut.

Pritet që në ambjentet e Drejtorisë të japë dëshminë në prani të avokatit.

Ky është arrestimi i dytë për krime lufte në 24 orët e fundit pasi dje në nyjen administrative të Merdares u arrestua M.P. ku gjatë luftës ka qenë shef i milicisë në Istog.