Pantiq akuzohet për përgjegjësi komanduese për ngjarjet e ndodhura në Komunën e Istogut gjatë vitit 1999

Nebojša Vlajić
Burim: Kosovo Online

Sërbi Momir Pantiq i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në vendkalimin administrativ të Merdares, akuzohet për përgjegjësi komanduese për ngjarje të caktuara të cilat kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 në Komunën e Istogut, ka thënë për Kosovo onlajn avokat Nebojsha Vllajiq i cili sot në Prishtinë ishte i pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë së të daluarit.

"Sapo kam vizituar të arrestuarin M.P. i cili pas luftës në Kosovë, jeton në Sërbi, por gjatë këtyre 24 viteve ka ardhur në Kosovë më shumë se 40 herë. Kjo flet për atë që ai nuk ka asnjë ndjesi faji dhe nuk ka pasur asgjë për t’u frikësuar, megjithatë, kjo është bindja jonë e brendshme nuk është një garanci e mjaftueshme që të mos arrestohemi” ka thënë Vllajiq.

Ky i fundit shton se ndaj klientit të tij, rëndon përgjegjësia komanduese për ngjarje të caktuara të cilat kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 në Komunën e Istogut.

"Isha i pranishëm në stacionin policor ku ai ndodhet në paraburgim, duke dhënë deklaratë tek prokurori special publik i Kosovës. Kjo për sot ka përfunduar dhe prokurori publik do të propozojë heqjen e masës së paraburgimit” ka thënë Vllajiq.

Seanca për paraburgimin, do të mbahet nesër në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Paraprakisht, me vendim të prokurorit, Pantiqit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.