Ellek me Zijaden: Edhe pse Kurti bën gjithçka, bashkësia ndërkombëtare shpërblen Prishtinën

Predsednik Srpske liste Zlatan Elek sastao se danas sa šeficom Unmika Karolinom Zijade
Burim: Srpska lista

Kryetari i Listës Sërbe Zllatan Ellek është takuar sot me shefen e Unmik Karolina Zijade me të cilën ka diskutuar rreth seancës së fundit të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara rreth situatës në Kosovë si dhe rreth problemeve me të cilat ndeshet populli sërb.

Siç bëhet e ditur prej Listës Sërbe gjatë bisedës u diskutua për të gjitha masat e njëanshme të regjimit në Prishtinë me të cilat cënohet egzistenca e sërbëve në këto vise.

Në bisedë në selinë e Listës Sërbe në Mitrovicën e Kosovës siç bëhet e ditur, janë shprehur edhe zhgënjimet ndaj bashkësisë ndërkombëtare e cila edhe pse Kurti bën gjithçka, Prishtina vazhdimisht shpërblehet.

"Kështu u miratua dhe raporti i Dora Bakojanit dhe informacionet për anëtarësi në Këshillin e Europës pa përmbushjen e kushteve të vendosura ndërkohë që Prishtina vlerësohet për bashkëpunimin me Nato-n dhe shpërblehet me liberalizimin e vizave" thuhet në deklaratë.