Ellek: Specialet e Policisë Kosovare hyjnë dhunshëm në QKS e Mitrovicës së Kosovës, ushtrojnë kontrolle në ambjente të caktuara

Upad specijalaca u KBC Severna Mitrovica
Burim: Kosovo Online

Në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën Veriore, mëngjesin e sotëm ka pasur ndërhyrje të dhunshme të njësive speciale të Policisë Kosovare, konfirmon për Kosova Onlajn drejtori i këtij institucioni, dr. Zllatan Ellek.

Ky i fundit thotë se forcat speciale të Policisë Kosovare ndodhen ende në spital dhe po bastisin çka shkakton ankth tek punonjësit por edhe tek pacientët.

“Po ushtrojnë kontrolle në lavanderi dhe disa zyra në hyrje të spitalit. Pa dijeninë e administratës spitalore dhe menaxhmentit, Dr.Dragisha Milloviq dhe unë si drejtor, vendosëm kontakte me ta, na thanë se kanë urdhër nga gjykata për bastisje. Ende ndodhen në spital, ka ankth të madh mes pacientëve dhe punonjësve” bën të ditur Ellek.

Siç raporton reporteri i Kosovo onlajn, blindat e njësive speciale të Policisë Kosovare ndodhen në afërsi të kafenesë Grej në Mitrovicën Veriore, e cila ndodhet 10 metra nga kopshti “Danica Jaramaz".Prindërit kanë sjellë fëmijët teksa duken të shqetësuar, ndërkohë që i pranishëm është edhe EULEKS.

Policia Kosovare bën të ditur në Fejsbuk se është duke zbatuar urdhrin e gjykatës kompetente për kontrolle në pesë lokacione në tre komunat e veriut të Kosovës.

“Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë. Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë Kosovare me prezencën në vendngjarje të Prokurorit. Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk duhet të shqetësohen. Urdhër kontrollet, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEKSIN dhe KFOR“ bëhet e ditur nga Policia Kosovare.