Ellek: Jemi të kërcënuar me një katastrofë humanitare, nuk mund të dërgojmë ilaçe, e lëre më armët

Zlatan Elek
Burim: Kosovo Online

Duke reaguar ndaj deklaratës së deputetes britanike Alisha Kerns, e cila gjatë fjalimit të saj në parlamentin britanik akuzoi Kishën Ortodokse Serbe për kontrabandë armësh, dmth, siç ka deklaruar ajo, “armët po kalojnë kontrabandë përmes kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me autoambulanca” doktori Zllatan Ellek, drejtor i qendrës klinike dhe spitalore në Mitrovicë, në një prononcim për “Novosti” thekson se përkundër kontrolleve rigoroze të policisë së Kosovës, në asnjë automjet mjekësor nuk është gjetur asnjë lloj arme.

Drejtori i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën Veriore paralajmëron se ky institucion, i cili nuk trajton vetëm pacientë nga veriu, por edhe nga pjesa tjetër e Kosovës, kërcënohet nga një fatkeqësi humanitare, nëse vazhdon ndalimi për dërgimin e barnave dhe pajisjeve të tjera mjekësore.

“Jemi të vendosur të trajtojmë njerëzit pa dallim përkatësie fetare dhe kombëtare dhe në institucionet tona çdo ditë pune, përveç serbëve, trajtojmë edhe myslimanë, shqiptarë, rom dhe përkundër përpjekjeve tona për të kryer punën tonë për të mirën e të gjithë pacientëve, ne jemi të penguar nga autoritetet në Prishtinë për shkak se kemi probleme me ndalimin e dërgesës së barnave, furnizimeve mjekësore dhe deri vonë, oksigjenit dhe kripës”, thekson doktor Ellek.

Ai ka kujtuar edhe faktin se automjetet e urgjencës me targa “KM” janë të ndaluar të lëvizin, gjë që e vështirëson edhe më shumë ofrimin e ndihmës mjekësore për pacientët.

Pavarësisht apeleve drejtuar komunitetit ndërkombëtar, Elleku thotë se nuk ka pasur asnjë reagim.

“Kemi kohë që paralajmërojmë bashkësinë ndërkombëtare se jemi të kërcënuar nga mungesa e barnave dhe pajisjeve mjekësore, por deri më tani askush nuk po përgjigjet”, tha ai.