Elshani: Gjobat nga 500 deri në 1.500 euro nëse dikush drejton mjetin me leje të strukturave paralele

Eljšani
Burim: Kosovo Online

Afati që ka lënë Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës për zëvendësimin e lejeve të drejtimit që janë dhënë nga autoritetet policore të shpërngulura prej qyteteve të Kosovës, skadon më 23 gusht, ndërsa ndihmës komandanti i Policisë Kosovare për rajonin e veriut Veton Elshani thotë për Kosovo onlajn se pas asaj date, këto leje nuk do të tolerohen dhe se disponuesve të tyre nëse u gjenden në udhëtim, me shumë gjasa do t’u vendosen gjoba nga 500 deri më 1.500 euro.

Ai sqaron se lejet e kontestueshme janë ato, sikurse thotë, të dhëna prej “strukturave paralele”, ndërsa të tjerat që janë dhënë në Sërbi, nuk paraqisin problem.

"Nuk flasim rreth lejeve sërbe të drejtimit por vetëm rreth atyre që janë dhënë nga ana e strukturave paralele, strukturave ilegale. I tillë dokument do të trajtohet sikurse të mos egzistojë dhe kjo për ne do të thotë se dejtuesi i mjetit nuk ka leje drejtimi. Në raste të tilla do të gjobiten me shumë gjasa nga 500 deri më 1.500 euro. E më pas drejtuesi i mjetit mund të thërrasë dikë që ka leje drejtimi të rregullt të marrë automjetin apo t’a heqë atë nga rruga. Ose, nëse ka ndonjë rast që të shkoni diku ne do t’a ndjelim, ky nuk është problem edhe nëse nuk ka leje” thotë Elshani.

Ky i fundit thekson se egziston problem tjetër kur dikush drejton automjetin me leje dhe thotë se kjo do të tolerohet deri sa të gjendet zgjidhja.

"Për ne vlefshmëria e lejes së drejtimit është më kryesorja, ndërsa pronësinë do t’a tolerojmë", thotë Elshani.