Elshani: Respektojmë rregullat ligjore për videombikqyrjen, qytetarët do të ndjehen më të sigurtë

Eljšani
Burim: Kosovo Online

Ndihmës komandanti i Policisë Kosovare për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka thënë për Kosovo onlajn se beson se qytetarët do të ndjehen më të sigurtë për faktin se në Mitrovicën e Veriut në hapësirat publike janë duke u vendosur një numër në rritje i kamerave dhe bën të ditur se do të jenë rreth 200 të tilla në të gjithë zonën e veriut. Sikurse pretendon ai, rregulloret ligjore që kanë të bëjnë me videombikëqyrjet respektohen.

Elshani thekson se egzistojnë kufizime përsa i përket lokacioneve në të cilat mund të vendoset vidembikqyrja dhe rregullat për ruajtjen e materialit të inçizuar.

“Policia mund të shikojë hapësirën publike dhe rregulloret tona të brendshme rregullojnë se ku ruhen regjistrimet. Kjo do të thotë se nëse ne dëshirojmë të marrim diçka dhe të bëjmë diçka me ato pamje, duhet të shkojmë në Prishtinë për t'i marrë. Sipas ligjit, ne jemi i vetmi institucion që mund t'i shikojë pamjet, t'i kontrollojmë dhe t'i fshijmë dhe policia këtë e zbaton sipas ligjit”, pohon Elshani.

Ky i fundit beson se qytetarët ndihen më të sigurt nën kamera, pasi sikurse thotë, nuk ka më raste të themi që dikush të dëmtojë ndonjë autoveturë dhe kjo për të mos t’a denoncuar në polici.

"Më herët kemi parë njerëz të dehur që dalin nga kafenetë dhe godasin automjetet, por këto nuk nuk i kemi marrë në asnjë rast të raportuar përpara se të instalonim kamerat. Tani njerëzit të tilla raste i raportojnë sepse e dinë se mund të gjejmë se kush e ka dëmtuar autoveturën” thotë ndihmës komandanti i Policisë Kosovare për rajonin e Veriut.

Sikurse bën të ditur në raport me Mitrovicën e Veriut, në të tre komunat e tjera nuk ka kamera të tilla, por plani është që dhe aty të instalohen.

“Mendojmë që në mbarë territorin e veriut të Kosovës të jenë rreth 200 kamera. Pas kësaj me shumë gjasa do të vijnë dhe kamerat që mund të shikojnë dhe targat e automjeteve. E gjitha kjo në favor të përfitimit të njerëzve të këtushëm, për hir të sigurisë në trafik që të mos ndodhin shkelje dhe vepra penale dhe nëse ndodhin, të mund t'i zgjidhim sa më shpejt” thotë Elshani.