Elshani: Një numër i vogël i automjeteve nuk janë riregjistruar, deri më tani nuk kemi shqiptuar asnjë gjobë
Zëvendës komandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Kosovo online se pas skadimit të afatit për riregjistrimin në targa RKS, nuk kanë pasur asnjë rast që dikujt t'i jetë shkruar dënim apo paralajmërim për shkak të numrit të automjeteve që ende nuk janë riregjistruar është shumë i vogël.
“Ne kemi një numër shumë të vogël të veturave që mbeten të paregjistruara në Kosovë dhe në rrugë shihet se nuk ka më targa KM dhe kjo nuk është më tem problematike për ne. Sot një polic mund të paralajmërojë dikë nëse e sheh në rrugë, sepse ndoshta do të shkosh në spital, ke një urgjencë dhe policia do të të ndihmojë, jo të të mohojë të shkosh diku. Policia mund të shkruajë gjobë ose të konfiskojë veturën, por deri më tani nuk kemi pasur asnjë rast qoftë edhe paralajmërim në rrugë, e lëre më gjobë. Nuk kemi pasur asnjë rast të vetëm”, ka thën ai.
Duke folur për turmat e mëdha të djeshme në vendkalimet administrative, Elshani thotë se kishin informacione se do të kishte shumë njerëz për të votuar.
“Prandaj plani operativ i policisë ka qenë që njerëzit të lëvizin më shpejt, që të mos ketë probleme në rrugë, të jetë aty ku ka turma, që të mos ketë problem. Po, ka pasur shumë autobusë dhe makina, shumë njerëz kanë kaluar kufirin, në këto dy pika kufitare që kemi këtu Jarinje dhe Bërnjak, kemi shtuar numrin e njerëzve që punojnë atje, por ju e dini se atje nuk ka shumë hapësirë, ajo që mund të kishim bërë ishte të kemi më shumë policë që shikojnë më shumë anët, që të shkojë më shpejt. Kemi dy pika kufitare, dy vendkalime ku njerëzit duhet të ndalen dhe ky është problem, por mendoj se gjithçka shkoi mirë”, tha Elshani.
komentet