Andriq Rakiq: Pres shtim të presioneve ndaj njerëzve që nuk i kanë riregjistruar automjetet e tyre, shkaktar potencial për kriza të reja

Milica Andrić-Rakić
Burim: Kosovo Online

Menaxherja e programit të organizatës joqeveritare Nisma e re Sociale e Kosovës, Milica Andriq Rakiq, tha për Kosovo Onlajn se pret shtim të presioneve ndaj njerëzve që nuk i kanë riregjistruar automjetet e tyre me targa "RKS", që, siç thotë ajo, është shkak potencial për kriza të reja.

Andriq Rakiq ka thënë se është fort e vështirë të vlerësohet situata në këtë moment pasi prej shtatorit të vitit 2021 kur nisi kriza e targave, nuk ka qenë e qartë se çfarë qëllimi ka patur Qeveria e Kosovës me këtë. 

„Mbetet plotësisht e paqartë nëse ideja ishte vetëm konfiskimi i targave apo edhe automjeteve. Kam përshtypjen se nuk do të munden të sekuestrohen si prona, por mund të përjashtohen nga trafiku. Do të jetë vërtet e vështirë të parashikohet se cili do të jetë reagimi i Qeverisë së Kosovës. Përveç autoveturave potencialisht të mbetura KM, mund të presim probleme edhe me targat e tjera sërbe, pasi pak më shumë se 2000 prej tyre, do të riregjistrohen. Kjo do të thotë se ende shumica, rreth 5000 autovetura, nuk janë riregjistruar dhe kanë shenja të qyteteve në Sërbi. Kundër të tilla automjeteve mund të presim disa masa apo kërkesa për pagesë shtesë të siguracioneve apo që nuk mund të jenë në territorin e Kosovës më shumë se tre muaj” thotë ajo.

Kjo e fundit pranon se ndonjë presion i ngjashëm mund të pritet edhe tek pronarët e autoveturave. 

„Në përgjithësi, çdo person që ka dokumente kosovare, duhet të drejtojë mjetin me targa kosovare, kështu është edhe në Sërbi si dhe në pjesën më të madhe të botës. Mundet që në bazë të kësaj të priten shtim presionesh tek personat që nuk janë riregjistruar, por sërish them se janë akoma më shumë se 2/3 e automjeteve në qarkullim. Kjo do të jetë me të vërtetë një tjetër shkas potencial për kriza të reja“ ka thënë Andriq Rakiq.