Eparkia e Rashko-Prizrenit: Në manastirin e Banjskës qetë, personat e armatosur u larguan nga manastiri
Burim: Srpski manastiri i crkve
Eparkia e Rashko-Prizrenit ka njoftuar sonte në mbrëmje se situata në manastirin e Banjskës aktualisht është e qetë, por ende ndihet frika nga ngjarjet e sotme si në rrethinë ashtu edhe në vetë portën e manastirit.
Theksohet se personat e armatosur, të cilët depërtuan sot portën, janë larguar nga manastiri dhe se prania e Policisë së Kosovës është vërejtur para portës së hyrjes dhe në oborrin e manastirit.
Në butinën e manastirit ndodhet ende igumeni me vëllezërit e tij, si dhe një grup besimtarësh nga Novi Sadi, mes të cilëve edhe dy fëmijë të mitur.
Sipas informacioneve nga udhheqja e manastirit, tani për tani të gjithë janë mirë, në kapelën e konakut po bëhen shërbime të rregullta, me shpresë që kjo dramë të përfundojë sa më shpejt.
0 komentet