Eskobar: Për BKS Kosova në Këshillin e Europës do të mund të ngelej pa vota të mjaftueshme
Si pasojë e detyrimeve sikurse është ajo e Bashkësisë së Komunave Sërbe të cilën Kosova nuk e ka përmbushur, Prishtina në Këshillin e Europës do të mund të ngelej pa vota të mjaftueshme për anëtarësi, beson ndihmës zëvendës sekretari amerikan i shtetit në largim për Europën dhe Euroazinë dhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar ku ka njoftuar se në fund të muajit do të lëjë këtë funksion pasi i ka mbaruar mandati.
Në konferencën onlajn për mediat pyetjes sesi do të duket dialogu i mëtejshëm mes Sërbisë dhe Kosovës meqënëse ky vit është zgjedhor në BE dhe SHBA, Eskobar tha se pritshmëritë e të dy palëve janë të qarta, ku kanë të bëjnë dhe me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. "Isha i pranishëm në Ohër kur u marrëveshuan që elementë të marrëveshjes duhet menjëherë të vihen në zbatim. Për Kosovën, kjo do të thotë themelimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, ndërsa për Sërbinë të mos bllokojë rrugën e Kosovës në cilëndo organizatë qoftë euroatlantike apo dhe ndërkombëtare. Fatkeqësisht asnjë palë deri më tani nuk ka përmbushur këto detyrime” ka thënë Eskobar.
Ky i fundit shprehu besimin se të dy palët duhet të përmbushin detyrimet në mëyrë që rajoni të bëhet vend i mirë në të cilin të dy vendet të kenë marrëdhënie normale dhe paqësore mes tyre.
Në lidhje me thëniet se Kosova nuk do të bëhet anëtare e Këshillit të Europës javën e ardhshme, Eskobar tha se SHBA nuk ka votë në këtë organizatë, por di që egzsiton shqetësim mes disa anëtarëve pasi çështja e BKS dhe disa kërkesa të tjera janë të ripërsëritura në tre vitet e fundit.
"Përsërisim prej tre vitesh kërkesën për BKS dhe disa kërkesa të tjera që kanë lidhje me të drejtat e pakicës sërbe të cilat nuk janë përmbushur. Kjo lind shqetësim për të cilën Kosova mund të mos fitojë asnjë votë“, shton Eskobar.
Duke komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit kosovar Albin Kurti se implementimi i BKS dhe anëtarësia në Këshillin e Europës janë dy procese të ndara, Eskobar ka thënë se këto dy procese janë shumë të lidhura bashkë.
"Anëtarësia në Këshillin e Europës me të vërtetë ka të bëjë me marrëdhëniet me pakicat dhe Kosova ka treguar përkushtimin e saj për këtë çështje, çka përfshin BKS. Ky është angazhim afatgjatë, i cili është shprehur edhe në planin e Ahtisaarit, marrëveshjen e Brukselit dhe në marrëveshjen e Ohrit. Jemi përpjekur të kuptojmë përse Kosova nuk po e përmbush detyrimin e vet dhe këtë e kemi sinjalizuar në shumë mënyra. Egziston shqetësimi se për formimin e BKS pas seancës së Këshillit të Europës do të vonohej më shumë”, tha Eskobar.
Në vështrimin e mospajtimit të diplomatëve perëndimorë, ai tha se të gjithë diplomatët ndjekin politikat e qeverive të tyre dhe se Kurti dëgjoi të njëjtin mesazh nga të gjithë ata.
“Nga të gjitha nivelet, të gjitha qeveritë, amerikane, franceze, gjermane, italiane”, tha Eskobar dhe shtoi se inkurajon Kosovën që të punojë me partnerët europianë dhe amerikanë sesi të gjejë mënyrën për të ecur përpara në përmbushjen e detyrimeve të cilat sigurisht duhet të përmbushen.
Meqenëse i dërguari special i BE për dialog është në Uashington, pyetjes se cilat janë mesazhet që do t'i përcjellë nga SHBA Beogradit dhe Prishtinës, Eskobar u përgjigj se mesazhi i parë është që SHBA mbështesin fuqishëm dialogun nën ndërmjetësimin e BE dhe se do të vazhdojë t’a bëjë këtë, si partneri më i afërt.
"Mesazh tjetër i rëndësishëm lidhet me strategjinë se si të bëhet hap para në implementimin e marrëveshjes së Ohrit, në mënyrë që rajoni të përfitojë nga kjo marrëveshje historike. Biseduam rreth kësaj se si të zgjidhet çështja e dinarit, si të kemi sektor privat elektronik që do t'u mundësojë qytetarëve të Kosovës të marrin të hollat. Këto ishin dy temat kryesore të bisedës”, tha Eskobar.
Ky i fundit ka theksuar dhe se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Sërbi-Kosovë nuk duhet të ndërmerret e ndarë.
Nga njëra anë, ajo që ishte në tryezë për Kosovën ishin njohjet shtesë, Partneriteti për Paqe, kandidatura për BE, dialogu strategjik bilateral me SHBA dhe konferenca e donatorëve. Në tryezë për Sërbinë ishte konferenca e donatorëve, zgjidhje e shpejtë e çështjeve nga Kapitulli 35 çka do t'i lejonte asaj të mbyllte këtë kapitull dhe investime shtesë për të dy vendet. Ndërsa në këmbim, Sërbia dhe Kosova duhet të shkonin tek njohja e ndërsjelltë dhe të punonin bashkarisht me qëllim që populli i Kosovës të jetonte shumë më mirë”, tha Eskobar.
Ky i fundit shtoi se dëshiron përparim më të madh në rrugën drejt BE kur është fjala për tre vende të rajonit, të cilat janë anëtare të Aleancës së NATO, duke thënë se shpreson që Mali i Zi të jetë anëtari i ardhshëm i BE.
Ai ka speguar se mandati i tij aktual ka zgjatur tre vjet, se i ka skaduar shumë kohë më parë, por ka kërkuar që të qëndrojë edhe për një kohë, sepse besonte se do të ketë përparim më të madh në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, si dhe përafrimi i Kosovës në BE.
“Ende shpresoj, por më ka skaduar mandati. E di që në këtë zyrë kjo do të mbetet prioritet”, nënvizoi ai.
Eskobar tha se është fals informacioni i publikuar nga një gazetar se ishte shkarkuar për shkak të lidhjeve të supozuara me qeverinë sërbe dhe shtoi se këto informacione u bënë publike pasi ai kishte njoftuar autoritetet e Kosovës për largimin e tij.
“Gjithçka që thuhet në atë artikull është gënjeshtër. Nuk jam shkarkuar dhe as shoqja ime nuk ka marrë ndonjë të hollë nga ndonjë shtet i huaj. Kudo ku kam shërbyer, ajo ka mbajtur kontakte direkte me qytetarët, pa asnjë shpërblim dhe do të vazhdojë kështu. Gjithashtu nuk kam asnjë lloj lidhje me ndonjë zyrë avokatie në Teksas. Ashtu sikurse është e pasaktë që informacion i tillë mund të ketë ardhur nga Kongresi, sepse ai nuk merret me atë çështje“ sqaroi ai.
Eskobar tha se informacioni doli pasi informoi autoritetet në Ballkan rreth tranzicionit.
"Kjo pasoi kur informacionin u’a përcolla autoriteteve në Kosovë. Ky është lloj dezinformimi që përdoret në Ballkan dhe ndaj egzistojnë kritika në lidhje me mediat në Kosovë," shtoi ai.
Eskobar tha se është i lumtur që disa vende të Ballkanit Perëndimor po ecin solidshëm në rrugën e integrimit euroatlantik, veçanërisht Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilat kanë qenë veçanërisht të përfshira në këtë proces.
Shprehu shpresën se rruga euroatlantike e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve.
Përsa i përket Bosnjë-Hercegovinës, theksoi se ka pasur hapa drejt funksionalitetit më të madh, se vendi ka marrë statusin e kandidatit për pranim në BE.
"Do të vazhdojmë të punojmë me palët në terren, shoqërinë civile, politikanët dhe të tjerët për të përfituar nga kjo mundësi historike. Largohem nga ky funksion me besimin se kemi kontribuar me veprimet tona për pajtimin dhe përparimin në integrimin euroatlantik“ spegoi Eskobar.
I pyetur nëse është e nevojshme të ndryshohet mandati i të dërguarit special të BE për dialog dhe çfarë mendon rreth kandidaturës së ish presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, ai tha se është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë.
"Dialogu është instrument i rëndësishëm në zgjidhjen e një prej çështjeve më të vështira në Ballkan. Mirosllav Llajçak bëri shumë, kishte vizion dhe ishte shumë aktiv dhe në detaje. Pa dialog nuk do të kishim instrument për drejtimin e krizave. Përsa i përket kandidatit për të dërguarin e BE, kushdo qoftë ai në atë pozitë, do të ketë mbështetjen e plotë të SHBA“, foli ai. Eskobar tha se është ende herët për të folur rreth kandidatëve sepse nuk ka informacion se kush janë.
Duke folur rreth rrugës europiane të Kosovës, theksoi se gjithmonë ka besuar se Kosova mund të shkojë shpejt drejt BE.
"Kosova ka mbështetje unike për integrimin euroatlantik. Institucionet e Kosovës janë të reja, të hapura për reforma. Kushtetuta e Kosovës garanton të drejta për të gjithë qytetarët, por sfida është se këto të drejta nuk zbatohen gjithmonë" sqaroi ai.
Eskobar tha se dallimi mes të Kosovës dhe B&H është se në Kosovë egzistojnë liderë që kanë vizion për bashkësi multietnike dhe integrim të plotë në BE, çka nuk ishte rasti në B&H, kur ideja ishte e re.
“Duke ecur në rrugën europiane dhe koordinuar me partnerët europianë, Kosova mund të përparojë shpejt në atë rrugë”, shtoi ai.
Pyetjes në lidhje me vizitën e presidentit të Kinës Si Gjinping në Sërbi dhe Hungari, si dhe më pas në Rusi dhe nëse axhenda e tij në Ballkanin Perëndimor shkakton ankth për të punuar për krijimin e një boshti të ri kundër integrimit europian, Eskobar tha se kjo analizë është e mirë.
"Mendoj se ka zgjedhur vende që janë të hapura për të thyer unitetin në komunitetin euroatlantik. Ftojmë të gjithë që të jenë të kujdesshëm në lidhje me axhendën kineze në Europë," nënvizoi ai.
Eskobar kujtoi se SHBA për bombardimin e ambasadës kineze në Beograd familjeve i’u paguan dëmshpërblimet.
Në lidhje me Rusinë, nënvizoi se është gabim të konsiderohet se Moska është shkaku i problemeve në Ballkan.
"Problemet në Ballkan egzistojnë prej 25 vitesh. Rusia vetëm po i përdor. Zgjidhja e problemeve do të eliminonte mundësinë e keqpërdorimit të tyre. Për sa i përket Sërbisë, ishim shumë të qartë dhe nuk do të ishte e saktë të thoshim se ishim të pabalancuar në raport me Sërbinë dhe Kosovën”, theksoi ai.
Kujtoi dhe masat e marra ndaj Sërbisë, sikurse vendosja në listën e zezë e ish shefit të BIA (shërbimi sekret sërb).
“Ndaj Sërbisë kemi qenë mjaft të qarte se është e dëshirueshme në familjen euroatlantike, por edhe se egzistojnë parakushte. Do të vazhdojmë të jemi të qartë se pajtimi, sundimi i ligjit dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët janë pjesë e rëndësishme e atyre kushteve”, tha Eskobar.
Kur është fjala rreth ndasive në Mal të Zi në lidhje me rezolutën për genocidin në Srebrenicë, tha se nuk duhet të egzistojnë.
"Genocidi në Srebrenicë është fakt. Në rezolutë nuk përmendet asnjë shtet e asnjë popull, madje as RS, por vetëm fakt historik. Në momentin kur mohohet genocidi dhe glorifikohen sponzorizuesit e kriminelëve, menduan se ishte koha që ky krim të rikujtohej me rezolutë”, theksoi ai, duke shtuar se Malit të Zi nuk i nevojitet ndërmjetës dhe se është anëtar i respektuar i KB.
0 komentet