Zyra për K&M: SHBA dhe BE dhanë e më pas shkelën garancitë që Kurti të mos arrestojë sërbë pjesmarrës në protestat paqësore
Zyra për Kosovë e Metohi deklaron se kryeministri kosovar Albin Кurti së bashku me njësitë e veta speciale policore ndërmori arrestimin e sërbit nga Zveçani Sreqko Sofronijeviq, ndërsa siç shtojnë, urdhëruesit e vërtetë dhe përgjegjësit direkt për ndalimin e tij, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.
Sikurse bëhet e ditur në deklaratën e Zyrës për K&M, SHBA dhe BE Sofronijeviqit dhe shumë sërbëve të tjerë në veri të Kosovës, "u vërsulën në kurthin e Kurtit dhe kazamatëve të tij".
"Prishtina i ngarkon Sreqko Sofronijeviqit pretendimin se ka shkelur të ashtuquajturën rendin kushtetues të së ashtuquajturës Кosovë, jo vetëm se mbrojti shtëpinë e vet kur Rosu më 13 tetor të 2021 sulmoi Zveçanin dhe hodhi gaz lotsjellës ndaj sërbëve dhe atëherë u shti ndaj Sreqkos të cilit i’u cënua jeta. Sreqko Sofronijeviq është një prej shumë sërbëve të cilët në periudhën e fundit në mënyrë demokratike e paqësore mbrojti të drejtën e vet të jetës, por dhe të gjithë ata që bëhen viktima të politikës sërbourrejtëse të Kurtit. Ndërsa ata që shtinë ndaj sërbëve dhe fëmijëve sërbë janë të lirë, Sreqko Sofronijeviq, i cili mbrojti fëmijën e vet, sot gjendet në paraburgim", bëhet e ditur nga Zyra për K&M.
Prej kësaj të fundit shtohet se rezistenca sërbe ndaj zullumeve të Kurtit çoi në protesta paqësore dhe barrikada si shprehje e britmave të popullit sërb që bashkësia ndërkombëtare t’i dëgjojë.
"Për të qenë tërësisht preçiz, BE dhe SHBA më 28 dhjetor të vitit 2022 dhanë garanci të qëndrueshme me shkrim udhëheqësisë shtetërore të Sërbisë se nuk do të ketë arrestime e as persekucione ndaj sërbëve të veriut të Кosovës e Metohisë si pasojë e pjesmarrjes në protestat paqësore dhe barrikadave në të cilat mbronin veçse pragun e tyre të shtëpisë.
Në pikën e katërt përmendet garancia e paqartë si vijon:
Përshëndesim garancitë e udhëheqësisë së Kosovës, të cilët konfirmuan se nuk ka listë të sërbëve kosovarë që të arrestohen apo proçesohen për pjesëmarrje në protesta/barrikada.
Pikërisht për shkak të këtyre garancive dhe fjalëve të dhëna nga shtetet më të fuqishme, presidenti Aleksandar Vuçiq luti sërbët në veri të K&M të tërhiqen prej barrikadave çka ata e bërën pa dëshirë por duke dëgjuar shtetin e vet Sërbinë dhe presidentin e vet. por edhe atëherë duke paralajmëruar mbarë botën se Prishtina nuk do të ndalet dhe do të ekspozohen ndaj persekutimit brutal”, kanë kujtuar prej Zyrës për K&M.
Prej këtij momenti, theksohet nga Zyra për K&M, ka vazhduar terrori dhe arrestimet ndaj të gjithë sërbëve që u panë në veri të Kosovës, ndërsa Bashkimi Europian dhe SHBA në heshtje vëzhgojnë persekutimin e popullit sërb, duke pretenduar se 28 dhjetori i 2022 nuk ndodhi.
"Si pasojë e gënjeshtrave të tyre, mashtrimi dhe hipokrizia, një tjetër kokë e ndershme sërbe është në kazamatin e Kurtit, duke u bërë viktimë jo vetëm e Albin Kurtit, por dhe e forcave ndërkombëtare që mendojnë se mund të luajnë me jetën e popullit tonë në krahinë dhe të shkelin marrëveshjet dhe traktatet që kanë garantuar dhe bërë vetë” përmbyllet nga Zyra për K&M.
Sipas fjalëve të kësaj të fundit, drejtësi për sërbët në Kosovë nuk ka.
"Sot jemi dëshmitarë që garancitë dhe fjalët e vendeve më të fuqishme bien mbi dhunën dhe terrorin e Prishtinës, ndërsa e drejta dhe ligji për sërbët në Кosovë e Metohi nuk ka”, thuhet nga Zyra për K&M.
0 komentet