FPO kërkon që Kuvendi i Vjenës të deklarohet kundër njohjes së Kosovës

Austrija
Burim: Ekonomia Online

Partia e Lirisë së Austrisë (FPO) i dërgoi Kuvendit të Vjenës një propozim për rezolutë duke kërkuar që parlamenti të deklarohet kundër njohjes së Kosovës.

Në kërkesën, të cilën e kanë dorëzuar kreu i klubit parlamentar FPO, Maksimilian Kraus dhe deputeti Anton Mahdalik, e që aktualisht është në diskutim, theksohet se Kosova nuk është shtet i pavarur.

“Kosova ishte pjesë e Serbisë dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ajo u shkëput nga Serbia me bombardimet e NATO-s në vitin 1999 dhe deri më sot shumica e shteteve nuk e kanë njohur si shtet të pavarur. Njohja e Kosovës nga SHBA-të dhe vendet evropiane jo vetëm që ka shkelur dhe shuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, por edhe Rezolutën 1244 të OKB-së, e cila garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”, tha FPO.

Kjo është arsyeja pse ata besojnë se qeveria austriake nuk duhej ta njohë Kosovën.

"Për vite me radhë, pas shpalljes së pavarësisë, Kosova mbetet e kontestuar dhe shtetet e rëndësishme të botës nuk e njohin atë. Marrëdhëniet me Serbinë gjithashtu janë të tensionuara dhe së fundmi janë përkeqësuar edhe më shumë. Në këtë fushë, shumica shqiptare, shqiptaro-myslimane qëndron kundër minoritetet ortodokse serbe. Të drejtat dhe vetëvendosja politike e pakicës serbe ende nuk janë të garantuara”, thuhet në dokument.
Në rezolutë, FPO thekson se ka deficite në krijimin e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se Kosova ka rënë nga vendi i 95-të në vendin e 176-të në Indeksin e Korrupsionit të Transparency International.

“Problem i madh është veçanërisht krimi i organizuar, paralajmëron FPO.

Për shkak të gjithë kësaj, FPO dorëzon një Rezolutë kundër njohjes së Kosovës si shtet i pafajshëm dhe kundër anëtarësimit të saj në BE.