Franca: Dënojmë veprimet e njëanshme të Prishtinës që cënojnë komunitetin sërb në Kosovë
Franca ka dënuar ashpër rritjen e akteve të njëanshme të autoriteteve kosovare në veri të Kosovës që ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit sërb, bëhet e ditur nga Ministria franceze e punëve të jashtme dhe të Europës duke dëshmuar se të tilla akte cënojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Sërbinë.
Kujtohet se normalizimi i marrëdhënieve është parakusht për anëtarësi të Sërbisë dhe Kosovës në BE.
"Franca dënon ashpër rritjen e akteve të njëanshme të autoriteteve kosovare në veri të vendit të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit sërb. Këto akte cënojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Sërbinë që janë parakusht për realizimin e perspektivës europiane për të dy vendet" bëhet e ditur në njoftimin e MPJ të Francës.
Fanca i bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahet nga çdo lloj akti të njëanshëm që do të kontribuonte më tej në eskalimin e tensioneve.
"Gjithashtu, inkurajohen të dy palët që të kthehen tek negociatat nën patronazhin e BE për të avancuar në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit", theksohet në deklaratë.
komentet