Franca: Mirëpresim lirimin e policëve, Kosova të zbatojë pa vonesë planin e BE-së për deeskalimin
Burim: Gazeta Express
Franca mirëpret lirimin e tre policëve të Kosovës pas vendimit të gjykatës në Kralevë. Ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt deeskalimit të tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.
Franca u bëri thirrje gjithashtu autoriteteve të Prishtinës që të zbatojnë pa vonesë planin e BE-së për deeskalimin me tre pika.
“Po ashtu u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen pa vonesë në këtë perspektivë, në përputhje me parametrat për dalje nga kriza të vendosura nga Bashkimi Evropian, të cilat mbeten në fuqi. Është më e rëndësishme se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u rikthyer në tryezën e bisedimeve me ndihmën e Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratë.
komentet