Gaçeviq: Formimi i BKS me rëndësi thelbësore si hap i parë në ruajtjen e të drejtave kolektive të sërbëve
Burim: Print Screen
Ndihmës ministri për integrimin europian të Sërbisë, Mirosllav Gaçeviq ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit kosovar Albin Kurti se Bashkësia e Komunave Sërbe që Sërbia e kërkon, minon Kushtetutën e Kosovës dhe kjo vlen dhe për garancitë për kishat dhe manastiret ortodokse, theksoi se formimi i BKS është e rëndësisë thelbësore si hap i parë në ruajtjen e të drejtave kolektive të sërbëve.
Gaçeviq ka thënë se nuk ishte e saktë e dhëna që përcolli Kurti-ku sërbët përbëjnë vetëm 4% të popullsisë.
"Pretendimi i Kurtit që sërbët përbëjnë vetëm 4% të popullsisë së Kosovës e Metohisë është gënjeshtër flagrante por në fakt qëllimin e tij të pastër: që këtë numër t’a çojë poshtë 1%", ka thënë Gaçeviq në rrjetin social "X".
Sikurse shtoi ndërkohë bashkësia ndërkombëtare qëndron mënjanë dhe shikon në heshtje ndërsa Kurti punon në dëbimin e sërbëve të tjerë.
"Kohët e fundit kanë ndodhur më shumë se 80 sulme etnikisht të motivuara ndaj sërbëve, ndërsa brutaliteti i të ashtuquajturës polici kosovare nuk tregon shenja të ndalimit", shkruan Gaçeviq.
0 komentet