Gardian: Rreziku për konflikt është real nëse marreveshja e Bukselit nuk gjen zbatim
Nëse marrëveshja e Brukselit nuk do të gjejë zbatim këtë vit-përfshirë autonominë politike të sërbëve dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës-rreziku është real dhe i pashmangshëm për një konflikt dhe nëse kjo ndodh, pasojat do të jenë serioze, jo vetëm në kuptimin e një krize të re refugjatësh, paralajmëron gazeta britanike Gardian.
Në tekstin në të cilën analizohet situata në Ballkanin Perëndimor, me titullin "Europa duhet të bëjë më shumë“, Gardian thotë se në dhjetor "mosmarrëveshjet lokale“ shkaktuan vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës ku banojnë kryesisht sërbët.
"Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit-ku ky i fundit gëzon mbështetjen entuziaste të Kremlinit dhe refuzon njohjen e pavarësinë së Kosovës-janë më të këqija në 20 vitet e fundit“, konstaton gazeta.
Kjo e fundit bën të ditur se kapaciteti i Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar, është i “komplikuar”, për shkak të varësisë së Sërbisë prej gazit rus, por edhe refuzimit të Beogradit për të vendosur sanksione ndaj Moskës.
"Por nëse marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 nuk vihet përfundimisht në zbatim këtë vit-përfshirë autonominë politike të sërbëve kosovarë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve-rreziku për konflikt është i vërtetë dhe i pashmangshëm. Dhe nëse kjo ndodh, pasojat do të jenë serioze jo vetëm në kuptimin e një krize të re refugjatësh“, paralajmërohet në analizë.
Në tekst përmendet se në fillim të dhjetorit u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë ku thuhet se zyrtarët europianë u mblodhën për të përcjellë një „mesazh simbolik“.
Ky ishte samiti i parë-thotë Gardian-që u organizua në rajon popullsia e të cilit, në pjesën më të madhe, dëshiron t'i përkasë "klubit të Brukselit", por kanë filluar dyshimet nëse kjo do të ndodhë ndonjëherë.
Ky xhest-shkruan gazeta-me masa konkrete kryesisht përfshirjen në programin Erazmus të BE-ka kaluar mirë duke kujtuar se kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se "gjërat po ndryshojnë", ndërsa drejtues të tjerë përshëndetën "një mënyrë të re së menduari".
Pak javë më vonë, Bosnjë-Hercegovina mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Një zhvillim i tillë nuk është i vështirë të spegohet, shton gazeta.
"Ndërsa lodhja nga zgjerimi i BE ka filluar vitet e fundit, Ballkani Perëndimor-dhe tensionet që janë në dukje të pazgjidhshme dhe të pazgjidhura-kanë shkaktuar shqetësime gjeopolitike tek europianët. Por lufta në Ukrainë i ka përqendruar mendjet në Bruksel, ndërsa Rusia kërkon të zgjerojë ndikimin e saj në rajon në kurriz të BE dhe NATO duke shfrytëzuar paqëndrueshmërinë politike në avantazhin e vet”, thuhet në analizë.
Prandaj është shumë e nevojshme që Perëndimi të rifokusohet në këtë rajon, por “duke pasur parasysh kontekstin e errët”, nevojiten më shumë se fjalë të ngrohta.
Gardian konstaton se në Bosnjë-Hercegovinë, situata është e zymtë, pasi Moska i jep mbështetje bujare "axhendës seçesioniste të liderit nacionalist sërb të Bosnjës Millorad Dodik", ndërsa Kremlini njëkohësisht "ushqen nacionalistët kroatë të Bosnjës, të cilët janë po aq të vendosur të konsolidojnë dhe thellojnë ndarjet etnike të përfshira në Kushtetutën e vendit që rrjedh nga Dejtoni”.
Gazeta thekson gjithashtu se duke marrë parasysh rolet gjeopolitike dhe ndikimin në rritje të investimeve kineze në rajon, Bashkimi Europian, duhet të forcojë rolin e vet.
Njëkohësisht suksesi i partivë antiemigrante, islamofobe në vende si Franca dhe Holanda, do të thotë se zgjerimi drejt lindjes është surreal si parashikim në të ardhmen.
Gazeta thekson se edhe në Sërbi mbështetja për anëtarësi drejt BE, ka rënë nën 50%, si pasojë e presionit ndaj Beogradit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
"Por BE në vijim mund të ndikojë dhe të bëjë gjënë e duhur, pas vitesh neglizhencë. Pa anëtarësimin në Bashkimin Europian, duhet të ofrohet shumë më tepër ndihmë ekonomike. Në këmbim të progresit në reformat për korrupsionin, sundimin e ligjit dhe lirinë e shprehjes, një qasje vërtet e angazhuar mund të gjenerojë vullnetin e mirë të nevojshëm për të qetësuar tensionet rajonale dhe mbështetur vlerat demokratike“, shkruan Gardian.
Alternativa e keqe është të lejojë vitalitetin strategjik të rajonit që të orjentohet drejt lindjes aq sa edhe drejt perëndimit „fuqizimi i forcave joliberale etno-nacionaliste dhe avancimi i axhendës së Kremlinit ndodhen në oborrin e Europës“, përfundon analiza e gazetës britanike.
0 komentet