Staroviq: Rritja e nivelit të gatishmërisë, nuk kërcënon askënd, është veçse paralajmërim
Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes Nemanja Staroviq ka thënë sot se rritja e nivelit të gatishmërisë së Ushtrisë së Sërbisë dhe e Ministrisë së Brendshme, nuk paraqitet si kërcënim për askënd veçse është paralajmërim, transmeton Beta.
"Rritja e nivelit të gatishmërisë nuk paraqitet si kërcënim për askënd, kjo është veçse paralajmërim ndonëse jemi absolutisht të prerë për paqe, dialog dhe po të kërkonin prej Beogradit zyrtar dhe Sërbisë, në veri të Kosovës dhe Metohisë nuk do të kishte përshkallëzim të situatës", ka thënë Staroviq për RTS.
Ai shtoi se ky është një lloj paralajmërimi se Sërbia nuk do të lejojë që ngjarjet e 17 marsit të 2004, të ripërsëriten dhe theksoi se pret që KFOR të mbrojë të gjithë njerëzit në Kosovë, veçanërisht pakicat etnike ndër të cilët siç tha ai, sërbët janë më të kërcënuarit.
Duke folur për breshëritë e armëve të zjarrit të cilat u dëgjuan të dielën në Zupçe afër Zubin Potokut, Staroviq theksoi se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR.
"Përse sërbët duhet të sulmojnë Kfor, kur ky mision ka për detyrë të ndalojë persekutimin e ndodhur në vitin 2004. Detyra jonë është komunikimi intensiv në planin diplomatik, por përherë apelojmë tek bashkëatdhetarët tanë në Kosovë e Metohi që të qëndrojnë të përkushtuar ndaj parimeve kundër dhunës", ka thënë Staroviq.
Ky i fundit ka theksuar se egzistojnë kërcënime serioze të ardhura nga Prishtina për dhunë ndaj sërbëve në veri të Kosovës ndonëse serbët po zhvillojnë protestat e tyre paqësore larg dhunës pas kërcënimeve të të drejtave të tyre themelore e demokratike ndaj të cilave ata janë më të ekspozuarit.
“Fjala është për ndalimin e paligjshëm të ish-pjesëtarëve sërb të Policisë së Kosovës, të cilët kanë shlyer borxhet e tyre në fillim të nëntorit, por edhe për intimidimet e përditshme prej forcave speciale ushtarake njëetnike të Policisë së Kosovës dislokuar në veri të Kosovës dhe Metohisë të cilat nuk duhet të qëndrojnë aty", ka thënë Staroviq.
komentet