Gariq: Sërbët në Kosovë jetojnë në sistemin e ri të kampeve të përqëndrimit nën hyqmën e Kurtit

Miloš Garić RTS
Burim: Print Screen

Sërbët në Kosovë sot jetojnë në kushtet e një kampi modern të përqendrimit, drejtuesi i të cilit është Albin Kurti me ndihmën bujare të Gjermanisë, tha mëngjesin e sotëm në RTS, Millosh Gariq, redaktor i portalit Kosovo Online.

Gariq tha për RTS se jeta plot shqetësime dhe pasiguri është diçka normale për serbët në Kosovë.

“Mund të themi se sërbët në Kosovë e Metohi jetojnë në një sistem të një kampi modern të përqendrimit. Deri vonë, kjo ishte e vërtetë për serbët në jug të Ibrit, apo enklava, por muajt e fundit atë parim, imazh dhe mjedis në të cilin jetojnë serbët e shpërngulur edhe në veri. Është një terror total që populli ynë po e përjeton përditë i cili ndodhet i ekspozuar ndaj rreziqeve serioze. Policia e Kosovës nuk heziton të përdorë forcën brutale e cila është e dukshme. Albin Kurti, si drejtues i një kampi të tillë, mbështetet plotësisht nga njerëzit e fuqishëm në perëndim të cilët përcaktojnë rregullat e jetës në këtë zonë”, theksoi Gariq.

Siç tha ai, sërbët nuk e dinë se cili prej tyre u ka ardhur radha për tu arrestuar dhe mqndej të përballet para gjyqit duke i gjykuar në afate të shkurtëra dhe burgosin dhe dënojnë pa asnjë provë”.

“Njerëzit duket sikur jetojnë një pseudo-jetë, flenë në shtëpitë e tyre, tani janë në barrikada, por gjithçka tjetër është krejtësisht anormale, terrori që kryen Albin Kurti me makinerinë e tij gjyqësore dhe policore ndaj serbëve, diçka për të cilën edhe Xhorxh Oruelli do t'i vinte turp të krijonte romane kaq të tmerrshme pasi, ky tmerr i tmerrev që po jetojmë, ku njerëzit janë plotësisht të privuar nga të drejtat e tyre ku nuk ka ligj dhe rregull që respektohet”, vëren Gariq.