Gashi: Qytetarët shikojnë se Gjykata Speciale shtrembëron historinë, provat nga Sërbia të papranueshme
Avokat Tom Gashi vlerëson se protestat kundër Odave Speciale për Krime Lufte të Kosovës me seli në Hagë, janë reagim i qytetarëve për punën e kësaj gjykate dhe tentativë për “shtrembërimin e historisë” dhe përfshirjen e ish UÇK në luftë në vitin 1999.
“Çdokush ka të drejtë të protestojë dhe protesta e qytetarëve të Kosovës ndaj Gjykatës Speciale është për shkak të asaj që shikojnë se kjo gjykatë shtrembëron historinë. Mendoj se më e keqja është se kjo gjykatë pranoi dokumentacionin nga Sërbia” ka thënë Gashi për Kosovo onlajn.
Ky i fundit u shpreh se Odat Speciale gjykojnë ngjarje që janë kryer gjatë luftës në Kosovë në të cilën egzistonin “dy palë“.
“Nëse Gjykata Speciale merr në konsideratë provat nga pala me të cilën UÇK ishte në luftë dhe i merr si të besueshme dokumentacionin e Sërbisë, kjo do të thotë se ne faktikisht nuk mund t’a besojmë këtë gjykatë dhe nuk besoj se kjo gjykatë do të bëjë drejtësi për çdokënd. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e kësaj proteste”, sqaron Gashi.
Duke komentuar protestat që tubuan shqiptarët nga rajoni, Gashi thotë se ato “në vendet demokratike janë diçka normale”, pavarësisht asaj çka protestohet ndaj gjykatës që Kosova e autorizoi.
“Por shikohet se gjatë këtyre pesë viteve aty nuk ka drejtësi. Ajo çka është më e keqja, është se në më shumë se 80% të gjyqeve, nuk mund të ndiqen nga askush pasi janë të ndaluara për publikun. Këto janë gjykime në të cilat marrin pjesë dëshmitarë të mbrojtur apo anonimë. Një institucion i Kosovës nuk mund të ketë dijeni se çfarë po ndodh aty” paralajmëron avokati.
I pyetur se në cilën mënyrë do të mund të ndryshohet opinioni i shqiptarëve të Kosovës për punën e Odave Speciale, Gashi thotë se proçesi kryesor kundër “Thaçit dhe të tjerëve” hyri në fazën finale dhe se qytetarët janë në stres sesa do të çmojë gjykata provat nga Sërbia.
“Deri në fund këtë viti apo në fillim të vitit tjetër, gjykata do të shpallë vendimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Shumica e shqiptarëve janë në një lloj stresi për këto provat nga Sërbia që gjykata i pranoi. Mendoj se kjo nuk është drejtësi. Kur ke dy palë në konflikt dhe në Kosovë ka qenë luftë, atëherë nuk mundesh të marrësh nga njëra palë prova që të pretendosh që të bësh drejtësi për palën tjetër” ka thënë Gashi.
Pavarësisht mosmiratimit, beson se është e pamundur se çfarë do të ndryshohet në punën e Odave Speciale pasi në vitin 2015 punën e kësaj gjykate e konfirmoi parlamenti.
“Por çdokush ka të drejtë që të jetë i pakënaqur me punën e kësaj gjykate” shton ai.
Ndaj beson se organizatat e lindura prej ish pjestarëve të UÇK do të vijojnë me këto lloj protestash.
0 komentet