Gashiq: Kthimi i forcave serbe në Kosovë do të çonte në ulje drastike të tensioneve
Ministri i Brendshëm serb Bratisllav Gashiq theksoi se do të ishte shumë e rëndësishme për sigurinë e popullatës serbe në Kosovë, si dhe për kontrollin e vendkalimeve administrative Jarinje dhe Bërnjak, që të mundësohet kthimi i një pjesë të forcave serbe sipas Rezolutës 1244.
Në një intervistë për Blic, Gashiq thekson se është i sigurt se kjo do të çonte në ulje drastike të tensioneve.
"Besoj se do të ishte shumë e rëndësishme për sigurinë e popullatës serbe, si dhe për kontrollin e vendkalimeve administrative Jarinje dhe Bërnjak. Jam i sigurt se do të çonte në ulje drastike të tensioneve. Presidenti i Republikës së Serbisë dhe i gjithë udhëheqja shtetërore po bëjnë dhe do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në vendin tonë, por nëse dikush përpiqet të kërcënojë sigurinë e qytetarëve tanë dhe stabilitetin dhe sovranitetin e vendit tonë, të jeni të sigurt që anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë moral jashtëzakonisht të lartë, guxim, krenari dhe dëshirë për të dalë në mbrojtje të atdheut dhe të bashkatdhetarëve të tyre. E shoh në sytë e tyre çdo ditë, atë nxitje të guximshme për të ruajtur historinë dhe traditën serbe, të siguroj sigurinë e sotme dhe të sigurojnë të ardhmen e racës serbe. Jam krenar që Serbia mbështetet në profesionistë të tillë dhe mund t'u them qytetarëve vetëm se janë të sigurt me anëtarët e Ministrisë së Brendshme", thotë Gashiq.
Ai ka theksuar se “kemi shumë punë përpara”.
“Duhet të them se jemi të palodhur kur bëjmë plane, por edhe kur i zbatojmë. Me të mbërritur në postin e ministrit të policisë, fillimisht pashë nevojat që janë të nevojshme për punë të vështirë dhe efikase. Për të marrë rezultate të plota duhet të sigurohen kushtet që policia të jetë edhe më efikase dhe siguria e qytetarëve të ngrihet në nivele edhe më të larta. Kështu që një nga prioritetet në pjesën teknike është sigurimi i pajisjeve më moderne dhe përmirësimin e kushteve të punës. Sigurisht që po punohet intensivisht në përmirësimin e vazhdueshëm të pozitës materiale dhe standardeve të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sigurisht se do të intensifikojmë bashkëpunimin ndërkombëtar, për të përvetësuar njohuri dhe aftësi të reja përmes shkëmbimit të përvojave dhe trajnimeve shtesë. Për sa i përket pjesës operative, do të insistoj në një luftë edhe më efektive kundër të gjitha llojeve të krimit, veçanërisht të krimit të organizuar, si dhe një luftë edhe më të fortë, më vendimtare dhe pa kompromis kundër trafikut të drogës. Kemi filluar procedura për rifillimin e Shkollës së Mesme të punëve të brendshme, që është e nevojshme për edukimin sistematik dhe të vazhdueshëm të punonjësve të policisë së ardhshme. Jam i bindur se kjo do të ndikojë dukshëm në forcimin e profesionalizmit dhe efikasitetit në punën e MPB-së, por gjithashtu jam i bindur se do të ketë një rëndësi të madhe shoqërore”, theksoi Gashiq.
komentet