Vuçiq me Bocan-Harçenkon rreth situatës së sigurisë në Kosovë e Metohi

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin e Federatës Ruse Aleksandër Bocan-Harçenko ku ky i fundit i dorrëzoi urimin e presidentit Vladimir Putin me rastin e Vitit të Ri dhe Krishtlindjes.

Duke e falenderuar për urimin, presidenti Vuçiq shpreson se marrëdhëniet ruso-sërbe, si dhe miqësia mes dy popujve, do të vazhdojë të forcohet duke dëshiruar mbi gjithçka që paqja dhe prosperiteti të rikthehen në tokën e të gjithë Europës, thuhet në deklaratën për shtyp nga Presidenca.

Presidenti ritheksoi rëndësinë që Sërbia i kushton qëndrimit parimor të Rusisë në lidhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë, duke e njohur ambasadorin Harçenko me situatën e sigurisë në Kosovë dhe Metohi dhe nevojën për t'i ofruar popullsisë sërbe të atjeshme, siguri, jetë të paqtë dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Presidenti Vuçiq dhe ambasadori Bocan-Harçenko kanë biseduar edhe rreth marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Rusisë, sfidave globale dhe pritshmërive për vitin 2023.