Gjukiq: Zaracin është shpesh në Kosovë sepse është personi më i përshtatshëm për marrjen e informacioneve me interes për BE

Srećko Đukić
Burim: Kosovo Online

I dërguari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Zaracin, ka vizituar Prishtinën dy herë që nga ngjarjet tragjike në Banjskë më 24 shtator, si i vetmi zyrtar nga komuniteti ndërkombëtar i ngarkuar me çështjet rajonale, dhe diplomati Sreqko Gjukiq beson se këto vizita nuk janë vetëm për qëllime të marrëdhënieve Kosovë-Gjermani, por më tepër se ai u zgjodh para Brukselit si personi më i përshtatshëm, gjegjësisht dikush që mund të marrë më lehtë informacione me interes për BE.

"Lidhjet e ngushta mes Gjermanisë dhe Prishtinës janë të njohura, ka kohë që jo vetëm që është shpallur e ashtuquajtura pavarësia e Kosovës. Por këto ardhje të Zaracinit në Prishtinë nuk do t'i konsideroja vetëm si funksion të marrdhënjëve gjermane me Prishtinën. Ai shkoi atje në një mision të Bashkimit Evropian. Megjithatë, ai është personi më i përshtatshëm", thotë Gjukiq për Kosovo online i pyetur se si i sheh vizitat e shpeshta të Zaracinit në Prishtinë.

I dërguari gjerman erdhi në Prishtinë të nesërmen e ngjarjeve në Banjskë, më 25 shtator dhe më pas disa ditë më vonë, më 1 tetor. Të dyja herë është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili në takimin me diplomatin gjerman ka kërkuar sanksione të ashpra ndaj Serbisë për ngjarjet në Banjskë.

Sipas Gjukiqit, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, nuk mund të vinte sepse do të duhej të vizitonte edhe Beogradin. Franca ka një ngjyrë tjetër në lidhje me të gjithë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe i dërguari special i Britanisë së Madhe.

"I dërguari gjerman mundi të arrijë në atë që i intereson më së shumti Evropës. Cilat janë problemet në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe cilat janë pikëpamjet e Prishtinës për tejkalimin e mundshëm të krizës aktuale, shumë të vështirë, " thotë Gjukiq.

Ai tregon se në diplomaci ka nuanca të ndryshme që përdoren në një moment të caktuar dhe mendon se kjo është karakteristikë e vizitës së të dërguarit gjerman.

“BE-ja duhet ta shikojë mirë të gjithë të vërtetën e asaj ngjarjeje, të peshojë çfarë mund të bëhet, të dalë me një plan dhe më pas të veprojë sipas tij. Unë mendoj se Europa nuk i ka ende të gjitha argumentet e nevojshme, kur them Evropa. E kam fjalën për BE-në dhe Brukselin, do të presim edhe një koh dhe pastaj do të kemi plan për ta tejkaluar këtë krizë”, tha Gjukiq.