Cili është roli i Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe në politikën eskaluese të Kurtit dhe oponenca e SHBA?

Šolc i Kurti
Burim: Nova.rs

Në dallim nga mesazhet e qarta e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe shefit të diplomacisë europiane Zhozef Borelli se pala prishtinase ka “merita” për mos-suksesin e raundit të fundit të dialogut dhe zgjatjen e krizës në veri, Berlini dhe Londra zyrtare edhe kësaj here nuk arritën të flasin rreth përgjegjësisë direkte të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke shprehur veçse zhgënjim pasi nuk u arrit marrëveshje.

Kjo edhe një herë çeli çështjen nëse pas kësaj Kurti nuk devijon vazhdimisht nga politika e eskalimit pavarësisht se kjo e çon atë në konfrontim gjithnjë e më të madh me SHBA dhe BE, nga ku po paralajmërohen masa edhe më të ashpra ndëshkuese për Kosovën, qëndron mbështetja e heshtur që vjen prej Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Që Kosova dhe Gjermania ushqejnë raporte të afërta politike, nuk është sekret, ndërsa Berlini shikohet si aleati më i madh i Prishtinës në kuadër të BE. Qëndrimi “i palëkundur” i Kurtit kur bëhet fjalë për krizën në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit dhe qëndrimi i tij gjithnjë e më i relaksuar kur bëhet fjalë për zemërimin e Amerikës, nga ku tani po merr paralajmërime serioze, shpesh i atribuohet mbrojtjes që merr prej Gjermanisë, por edhe prej Britanisë së Madhe.

Pikërisht ishte Gjermania ajo që kohët e fundit haptazi qëndroi në mbrojtje të Kosovës, kur presidenti francez Emanuel Makron kërcënoi me rishikimin e liberalizimit të vizave nëse Prishtina nuk ndërmerr hapa drejt de-eskalimit dhe nuk fillon zbatimin e marrëveshjeve të dakordësuara. Nga Berlini pa mëdyshje thonë se kjo për ta nuk është opsion dhe se për Kosovën vizat do të anulohen nga 1 janari.

Ish-ambasadori në Berlin Millovan Bozhinoviq, thotë se po shihet gjithnjë e më shumë se po humbet uniteti i politikës ndaj Kosovës që ka mbizotëruar mes Gjermanisë, Britanisë dhe SHBA dhe se qasja amerikane po tregohet gjithnjë e më pragmatike. Veçanërisht qysh prej shpërthimit të krizës së fundit në veri, e cila u shkaktua nga aksionet e dhunshme të Prishtinës.

Ai këtu si shembull përmend mesazhet që kanë ardhur nga zyrtarë amerikanë dhe gjermanë para raundit të fundit të dialogut në Bruksel. Thekson se ndërsa Eskobar nuk e ka lënë dilemën se ku qëndron “faji” për mungesën e de-eskalimit në veri, duke thënë se “Kurti nuk konfirmoi se ishte i përkushtuar ndaj normalizimit”, i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Zaracin, kishte retorikë tjetër.

Kështu Zaracin tha se Kurti nuk pasoi BE dhe për këtë kanë pasuar masat ndaj Kosovës, por menjëherë ka shtuar se “nuk mund të thuhet se fajin e ka vetëm Qeveria e Kosovës apo se vetëm ajo nuk po bën mjaftueshëm për qetësimin e situatës".

"Ky është ndryshimi. Gjermanët dhe kur kritikojnë Kurtin dhe me të vërtetë ai jep kaq shumë arsye për këtë, ata përherë ndjejnë nevojën për t’a justifikuar disi. Afërsisht veprojnë dhe anglezët. Derisa kemi raport të tillë nga Berlini dhe Londra ndaj Kurtit, janë të pakta shanset se ai do të ndryshojë politikën dhe sjelljen” thotë Bozhinoviq.

Ky i fundit tregon se gjermanët duan të rifitojnë pozicionet e tyre që kishin në Ballkan.

“Këtu duhet të kemi parasysh historinë, traditën e pikëpamjeve të Gjermanisë dhe Britanisë për mundësitë ballkanike. Amerikanët nuk janë skllevër të kësaj, ata thonë, hajde të shikojmë sesi është e mundur që të jetojmë aty denjësisht, kemi dhe probleme të tjera më të mëdha dhe potencialisht më serioze në zona të tjera. Ndërsa gjermanët dhe britanikët kanë histori të pikëpamjeve të tyre për Ballkanin dhe 'simpatitë' e tyre në këto hapësira. Ne jemi mësuar që prej Britanisë të mos presim asgjë të mirë, ata Sërbinë shpesh e shikojnë vendpozicionim rus në Ballkan dhe kjo është e mjaftueshme që menjëherë në çdo gjë të ndërpresin kur vjen fjala për Kosovën. Ndërsa gjermanët, për mendimin tim, qysh prej fillimit të konfliktit mes sërbëve dhe shqiptarëve, morën qëndrim shumë 'të palëkundur'. Si njëri dhe tjetri kërkojnë që mbarë ky proces në fund të përmbyllet me njohje reciproke të palëve të grindura. Ndërsa për amerikanët kjo nuk është urgjente dhe kjo është gjë që mund të presë" përmbyll Bozhinoviq.

Analisti politik nga Prishtina, Gazmir Raci, thotë për Kosova Onlajn se Kosova vetes nuk duhet t'i lejojë probleme në bashkëpunim me SHBA pasi në dallim nga Sërbia "nuk ka opsion tjetër".

“Sërbia ka Rusinë, ne nuk e kemi. Për Kosovën dhe qytetarët e saj e rëndësishme është strategjia e bashkëpunimit me SHBA dhe BE dhe ne jemi në rrugën për t’u bërë anëtare e Unionit. Tani ka disa vështirësi me negociatat për shkak të situatës, por nuk shikoj problem të tillë që Kosova të ndryshojë partnerin e saj strategjik apo të krijojë probleme me SHBA. E rëndësishme që Kosova të jetë në dialog, në të cilin kryeministri Kurti duhet të mbrojë interesat e saj. Ai nuk është këtu për të mbrojtur interesa të tjera sepse ka marrë 51% të votave të qytetarëve të Kosovës” thotë Raci.

Ky i fundit beson se Kosova tani duhet të zgjedhë mes Gjermanisë apo Britanisë së Madhe në njërën anë dhe SHBA në anën tjetër, si dhe as që drejt Prishtinës mbërrin mbështetja vetëm prej Berlinit dhe jo prej Uashingtonit.

"Ne kemi një kurs të qartë, zyrtar, dhe ky është integrimi europian dhe anëtarësimi në NATO. Tentojmë të pasojmë në këtë drejtim, kjo është e rëndësishme për ne dhe institucionet tona përditë punojnë tek kjo për të përmbushur standartet si për NATO, si për BE. Tani rreth kësaj ka probleme dhe prej BE nuk e dinë nëse do të çelet dera për anëtarët e rinj. Tani kemi këtë plan të ri të prezantuar nga presidenti i BE por kjo ende nuk është zyrtare për këtë rajonin tonë. E rëndësishme për ne është që rajoni ynë të ketë derë të çelët për integrim në BE, tani, nëse ne duam të jemi në BE, atëherë duhet që së bashku të ndërtojmë paqen dhe stabilitetin” thotë Raci.

Për të tashmë është koha që “ndërmjetësuesit që janë të përfshirë në dialog, të mos provokojnë asnjë palë, Prishtinën apo Beogradin dhe të mos kërcënojnë me sanksione” pasi siç thotë ai, “nuk është koha për sanksione, por për marrëveshje”.

Sërgjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Social, beson se Kurti mund të mos jetë nën mbrojtjen direkte të Gjermanisë, por ai sigurisht gëzon mbështetjen e saj për politikën e tij, nga e cila me kaq këmbëngulje nuk tërhiqet.

Graovac beson se Berlini nuk po vepron plotësisht i vetëm duke pasur parasysh, siç thotë ai, se Gjermania shumë herë ka dëshmuar si një nga partnerët më të besueshëm dhe më besnikë të Uashingtonit.

“Mendoj se politika gjermane ndaj Kosovës dhe Kurtit në fakt është duke ndjekur një nga degët e politikës amerikane që përmes Berlinit përpiqet t'i realizojë interesat e veta në Ballkan. Këtu dhe degë të tjera, përmes Londrës, ndërsa këtu janë dhe të dërguarit zyrtarë të Uashingtonit të cilët kohët e fundit duket se veprojnë në mënyrë kritike ndaj lëvizjeve të autoriteteve në Prishtinë. Kështu që nuk mund të flitet për politikë unison amerikane ndaj Kurtit dhe ndaj çështjes së K&M edhe pse mund të flasim në këtë kuptim se të gjitha këto degë kanë një synim të vetëm, që Kosova të jetë e pavarur dhe Sërbia këtë t’a pranojë” thotë Graovac.

Sipas fjalëve të tij, egzistojnë dallime të dukshme sesi të arrihet deri tek kjo dhe sa fort duhet të ushtrohet presion ndaj Sërbisë dhe këtu shikohen dallime kur bëhet fjalë për lëvizjet dhe mesazhet e përcjella prej Berlinit dhe SHBA.