Gjuriq: Akuzat e Kurtit tentativë që të tërhiqet vëmendja prej procedurave të tij antidemokratike
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë se akuzat më të fundit të Albin Kurtit janë tentativë më tepër për të tërhequr vëmendjen me procedurat e tij jodemokratike të qeverisë së tij përfshirë përjashtimin sistematik të Listës Sërbe nga zgjedhjet e ardhshme.
“Hapa të tillë janë kërcënim për demokracinë dhe kërcënim i qartë për stabilitetin rajonal” ka thënë Gjuriq në rrjetin social “X“.
Sikurse tha, Sërbia nuk do të bjerë pre e “provokimeve teatrale të Kurtit të bëra në kuadër të fushatës së tij zgjedhore në Kosovë e Sërbi në kuptimin e gjerë të fjalës” as nuk do t’i përgjigjem pretendimeve të pabazuara.
“Përkushtimi ynë qëndron i palëkundur: të mbrojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë, mbështesim parimet demokratike dhe kujdesemi për dialog të vërtetë për të mirën e të gjithë rajonit” ka shtuar Gjuriq.
Apelova tek Kurti që në vend që të prodhojë konflikte, të fokusohet tek zgjidhja e sfidave në rritje brenda Kosovës dhe më në fund të ofrojë përgjigje për çështje legjitime rreth provave dukshme të pamjaftueshme për akuzat e tij propagandistike ndaj Sërbisë.
0 komentet