Nikolliq: Vendimi i KQZ-së në Prishtinë është i paligjshëm Odalloviq: Kurti po përpiqet të demonizojë Listën Serbe

Danijela Vujičić
Burim: Kosovo Online

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kosovë dhe Metohi, Danijella Nikolliq, ka thënë sot se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë për të mos lejuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit është i paligjshëm dhe shtoi se pret që bashkësia ndërkombëtare të reagojë këtë herë dhe të qëndrojë në anën e të drejtave. Në të njëjtin mendim është edhe kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur, Velko Odalloviq i cili tregon se Prishtina ka dy vite që satanizon Listën Serbe dhe se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka mbështetjen e shqiptarëve vetëm në atë që u bën serbëve në veri të Kosovës.

Nikolliq ka theksuar për Tanjug se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimet e tij ka treguar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përpiqet ta përjashtojë Listën Serbe nga gara zgjedhore, me qëllim që të sjellë disa serbë të rinj apo disa persona të tjerë me të cilët do të mund të manipulojë dhe të marrë vendime që nuk janë në interes të popullit serb.

“Fakti është se na pret sërish një rrugë e vështirë, por këtë herë topi është në fushën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila duhet të vendosë”, thotë Nikolliq.

Ajo ka theksuar se Lista Serbe funksionon në interes të popullit serb, prandaj edhe Kurtin e shqetëson.
Në pyetjen se kush nga bashkësia ndërkombëtare mund të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj situate, Nikolliq tha se kësaj radhe duhet të reagojë i gjithë bashkësia ndërkombëtare.

Sipas saj, kjo nuk është „bllokadë“ vetëm për Listën Serbe, por edhe për gjithë popullin serb në Kosovë, i cili dëshiron të votojë për një listë që mbron dhe ruan interesat kombëtare dhe që do të luftojë për interesat kombëtare të serbëve në parlamentin e Prishtinës.

„Atëherë kjo është mohim i së drejtës jo vetëm për 48 kandidatët në atë listë, njerëz të ndershëm dhe të zgjedhur me kujdes, por është bllokadë për gjithë popullin serb,“ theksoi Nikolliq.

Ajo shprehu bindjen se Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhje dhe se në fund do të fitojnë ligji, demokracia dhe drejtësia.

Odalloviq, në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor në Prishtinë për të mos aprovuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, tha se ky vendim është i përshtatshëm „për përdorim të brendshëm“ dhe se Kurti ka frikë nga rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme, ndërsa Listën Serbe e sheh si fajtor të zakonshëm para shqiptarëve.

„Në opinionin publik politik, Kurti ka mbështetje vetëm për atë që bën në veri të Kosovës dhe Metohisë, askush nuk e ka kritikuar për këtë, nuk i kanë thënë se është e gabuar. Por sa i përket të gjitha çështjeve të tjera, territori i Kosovës dhe Metohisë është në një krizë të rëndë, institucionale, ekonomike dhe çdo lloj tjetër,“ tha Odalloviq për TV Prva.

Ai shtoi se në Kosovë dëgjohen zëra nga parti të tjera politike që kritikojnë Kurtin, por jo për atë që bën ndaj serbëve në veri të krahinës, por për faktin se ai po prish urat e Prishtinës me Perëndimin.