Gjuriq: Po bisedojmë intensivisht me Uashingtonin rreth situatës në Kosovë e Metohi

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq,u shpreh se gjatë vizitës në Uashington, se  do të bisedojë mes të tjerash dhe për pozitën e sërbëve në Kosovë e Metohi dhe tha se administrata e presidentit amerikan Donald Tramp, pikërisht për këtë pozitë, pezulloi dialogun strategjik me qeverinë e Albin Kurtit.

"Ne po bisedojmë mjaft intensivisht me Uashingtonin rreth situatës në Kosovë e Metohi dhe do t'ju kujtoj se administrata e presidentit Tramp pezulloi dialogun strategjik me qeverinë e Kurtit më shumë si pasojë e pozitës së sërbëve në Kosovë e Metohi", tha Gjuriq.

Sikurse shtoi, gjatë vizitës në Uashington, do të bisedojë dhe për tema të tjera, ndërsa sot pasdite, do të ketë takime edhe me ndihmës sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Në tryezë, sikurse tha, do të përfshihet gjithçka, nga marrëdhëniet dypalëshe mes Sërbisë dhe SHBA, situata në lidhje me Industrinë e Naftës së Sërbisë, por edhe Kosovën e Metohinë, situata në rajon dhe mënyra në të cilën Sërbia dëshiron dhe mund të përfitojë nga mundësia unike që i jepet për të bërë një hap të ri përpara në marrëdhëniet mes dy shteteve gjatë administratës së Presidentit Trump në SHBA dhe administratës në Sërbi.

"Kjo do të thotë se do të bisedohet dhe për dialogun strategjik mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës", tha Gjuriq dhe shtoi se në Uashington përveç tij, ndodhen kolegët nga ministria, por dhe ministri Nemanja Staroviq, i cili është në takime në kuadër të një organizate politike konservatore, si dhe Arno Gujon.

Sikurse vuri në dukje, do të bisedohet dhe për energjitikën e cila është përherë temë komplekse, por nuk ka dyshim që zyrtarët sërbë do të japin gjithçka nga vetja për të tërhequr më të mirën e mundshme për Sërbinë.

Theksoi se do të vazhdojnë që në mënyrë të qartë dhe transparente të informojnë publikun rreth të gjitha zhvillimeve që lidhen me situatën e energjisë dhe përsëriti se njerëzit në Sërbi nuk duhet të shqetësohen përsa i përket furnizimit që lidhet me benzinatot dhe të përafërta si kjo. 

Sipas fjalëve të tij, Sërbia po përgatitej përgjegjshmërisht për këtë krizë energjitike.

"Ne presim dhe e konsiderojmë të nevojshme dhe kërkojmë që të merren në konsideratë interesat sërbe kur është fjala për Industrinë e Naftës së Sërbisë, sepse nuk është faji i saj që erdhi në pozitën që NIS të sanksionohej nga vendimet e administratës Bajden. Dhe nuk duhet që tani në kohën e administratës së presidentit Tramp, ekonomia e Sërbisë apo ndonjë segment tjetër i shoqërisë sonë të vuajë pasojat", tha Gjuriq.

Duke bërë të ditur se bashkëpunimi mes Sërbisë dhe SHBA është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e ngjarjeve në Ballkan, Gjuriq tha se ata i qasen asaj me shumë përgjegjësi dhe me shumë entuziazëm.

"Besojmë se interesat mund të na përkojnë në shumë tema dhe çështje të ndryshme dhe në këtë drejtim do të punojmë këtu. Pra, ndërtimi i lobit sërb në Uashington nuk është diçka që është punë vetëm e ambasadorit apo imja apo e kujtdo individi, kjo është punë e mbarë shoqërisë sonë, e sërbëve në Amerikë, të cilët janë gati një milion dhe është përgjegjësia jonë e përbashkët që këtu të forcojmë kapacitetet tona dhe kjo vizitë ishte e drejtuar në këtë drejtim", tha shefi i diplomacisë sërbe.

Sikurse shtoi, sot do të ketë takim me kryetaren e kokusit sërb Klaudia Teni, kongresmenia e shtetit të Nju Jorkut, e cila është mike e provuar e Sërbisë dhe e cila propozoi ligje në Kongresin e SHBA rreth mbështetjes së komunitetit sërb në Kosovë e Metohi.

Gjuriq e ka takuar atë para ardhjes së administratës Tramp, duke i kërkuar atë çka ndodh tani dhe ky është pezullimi i dialogut strategjik me Prishtinën deri në përmirësimin e pozitës së sërbëve.