Gjuriq: Edhe këtë vit do të ketë arritje madhështorë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, vlerësoi se nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit hapi një kanal tjetër të rëndësishëm të mundësive për përmirësimin afatgjatë të kapaciteteve për bashkëpunim.
Gjuriq tha në Twitter se nëse moti i mirë duket që në mëngjes, se edhe këtë vit do të ketë arritje të madhështorë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së.
“Ne e filluam vitin e ri me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet MPJ-së dhe Departamentit Amerikan të Shtetit dhe në këtë mënyrë hapi një tjetër kanal të rëndësishëm mundësish për përmirësimin afatgjatë të kapaciteteve tona për bashkëpunim. Urime ambasadorit Hill dhe ministrit Daçiq. Nëse moti i mirë duket që në mëngjes, edhe këtë vit do të ketë arritje madhështorë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së”, tha Gjuriq.
Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë është nënshkruar dje në Beograd nga ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill.
0 komentet