Gjuriq: Kurti duhet të përgjigjet për të gjitha shkeljet e marrëveshjeve të nënshkruara
Ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kryeministri kosovar Albin Kurti, duhet të përgjigjet për mosciklimin e marrëveshjeve të nënshkruara, ndërsa qeveria e Kosovës, të sanksionohet për sjellje të papërgjegjshme në të cilën siç theksoi, shkaktoi tension në terren.
Në një intervistë për televizionin "Al Xhazira" ai ka thënë se Kurti prej fundit të shkurtit të 2022, u orjentua drejt aksioneve të njëanshme çfarë shkaktuan seri tensionesh në të cilën cilado prej tyre, zgjidhja ka qenë tepër e vështirë, si dhe tentoi të shfrytëzonte tragjedinë në Ukrainë për axhendën e vet duke minuar kësisoj stabilitetin në Europën Juglindore.
Gjuriq ka theksuar se veçanërisht prej muajit shkurt të vitit të kaluar, madje para saj, Kurti tentoi përmes aksioneve të njëanshme të refuzojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara përmes dialogut në Bruksel, duke minuar rjedhimisht të drejtat kolektive të sërbëve të Kosovës, me qëllim frikësimin dhe arrestimin e tyre.
"Madje e tha publikisht se nuk do të ciklonte marrëveshjet e Uashingtonit dhe të Brukselit", ka theksuar Gjuriq.
Ky i fundit ka theksuar se mungesa e reagimit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me BKS, në njëfarë mënyre, e pati inkurajuar Kurtin që të vazhdonte me veprimet e tij të papërgjegjshme.
“Kurti duhet të përgjigjet për mosciklimin e e marrëveshjeve, ndërkohë që qeveria duhet sanksionuar për sjellje të papërgjegjshme çka ka shkaktuar në praninë e tensioneve. Sërbia ka qenë e vendosur për çtensionimin e situatës dhe këtë e ka bërë sa herë që ka pasur tentativa për destabilitet”, ka thënë Gjuriq.
Ambasadori sërb në SHBA ka theksuar se Sërbia përherë ka qenë e vendosur për paqe dhe stabilitet, sepse ka shumë për të humbur, pasi në vitet e kaluara Sërbia ka shkaktuar “çudi ekonomike”.
“Tani PBB shkon në 60 miliardë dollarë, ka qenë 32 miliardë dollarë dhe kemi arritur të thithim 62% të investimeve të huaja direkte në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Po luftojmë për stabilitet, paqe, për të drejtat kolektive të sërbëve në Kosovë, as më shumë dhe as më pak sesa për marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Gjuriq.
Siç tha pasi Kurti nuk përmbushi premtimet elektorale, tani po tenton të “ushqejë veshët qytetarëve pasi nuk mundi t’u ngopte stomakun”.
Gjuriq ka shtuar se Kosova nuk është shembull siç e portretizojnë disa pasi shumë ish-liderë të saj ndodhen në Hagë për shkak të krimeve të luftës.
Gjithashtu ai tha se numri i vendeve që kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, po pakësohet ndjeshëm dhe numri i tyre nuk shkon më shumë se 83 shtete, gjithashtu Kosova nuk është anëtare e OKB, pasi rezoluta 1244 e definon atë si krahinë e Sërbisë.
“Dëshirojmë zgjidhje kompromisi ku do të finalizojë interesat e sërbëve dhe shqiptarëve. Zgjidhje paqësore. Në anën tjetër Kurti ka hedhur poshtë marrëveshjet e Uashingtonit dhe të Brukselit, duke thënë se ishte rregulluar më parë nga autoritetet e korruptuara. Ndërkohë që baza e së drejtës ndërkombëtare, është respektimi i marrëveshjeve të mëparshme”, ka thënë Gjuriq.
Siç tha ky i fundit, Kurti ka minuar mirëbesimin në procesin bashkëbisedues, akte dhe masa të njëanshme, përfshirë edhe dërgimin e një mijë policëve të armatosur në veri ku nuk duhet të jenë dhe të gjithë këtë e ka bërë për të shkaktuar destabilitet.
“Ai ka treguar se bën të kundërtën e asaj që thotë në intervistën me ju”, ka thënë Gjuriq për Al Xhazirën në të cilën ka folur edhe Kurti.
Në deklaratën e vet, Kurti ka thënë se Kosova nuk ka ndërmarrë asnjë masë të padrejtë në lidhje me regjistrimin e targave, veçse u ka dhënë pak kohë për implementimin e tyre në pranverë.
“Dëshirojmë t’u japim kohë për nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Sërbisë e cila është e nevojshme për normalizimin e marrëdhënieve. Si një xhest nga ana jonë, kemi thënë se nuk do të ndëshkojmë me gjoba ata persona që nuk do të ndërrojnë targat deri në pranverë. Por nuk ka kompromis me ligjin dhe Kushtetutën“, ka thënë Kurti për Al Xhazirën e cila ka lajmëruar se intervistën e tij të plotë, do ta transmetojë këtë të shtunë.
“Besoj në nënshkrimin e marrëveshjes nëse egziston dëshira në Beograd edhe nëse do të ketë angazhim intensiv prej BE dhe SHBA“, ka theksuar ai.
komentet