Gjuriq i shprehu mirënjohje Santa Luçias për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e Sërbisë
Në pauzat e seancës së 55 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Shteteve Amerikane në Antigua dhe Barbudi, ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Santa Luçias, Alvo Romanus Baptist të cilit i shprehu mirënjohje për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë.
Gjuriq është shprehur se i tillë qëndrim që ka Santa Luçia konfirmon respektimin e këtij vendi ndaj parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së KB, njoftohet prej Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Duke konstatuar dinamikën pozitive në zhvillimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Santa Luçias, Gjuriq tha se Sërbia është e interesuar për intensifikimin e dialogut politik, bashkëpunimit parlamentar, si dhe për krijimin e shkëmbimit të rregullt të mendimeve rreth të gjitha temave me rëndësi të ndërsjelltë.
Shtoi dhe se Sërbia dëshiron të forcojë më tej raportet me Santa Luçian dhe në kuadër të organizmave rajonale.
Në takim u bisedua dhe rreth potencialit për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa Gjuriq i’u referua veçanërisht bashkëpunimit në fushën e arsimit, në kuadër të programit "Bota në Sërbi", duke u përcjellë ftesë studentëve nga Santa Luçia që të aplikojnë për bursa studimi në Sërbi.
Gjatë takimit të sotëm, ministri e informoi bashkëbiseduesin rreth përgatitjeve për ekspozitën speciale Ekspo 2027, duke shprehur kënaqësinë që Santa Luçia konfirmoi pjesëmarrjen në këtë manifestim prestigjioz botëror.
0 komentet