Gjuriq: Aktakuza ndaj 11 sërbëve, goditje ndaj popullit sërb dhe provokim ndaj komunitetit ndërkombëtar

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq vlerëson se vendimi i Prokurorisë Speciale të Kosovës që të ngrejë aktakuza ndaj 11 sërbëve për gjoja pjesmarrje në barrikadat e vitit 2022, paraqet persekutim të hapur politik dhe akoma më shumë në vazhdën e tentativave për të frikësuar popullsinë sërbe, por edhe provokim tjetër i rregjimit të Albin Kurtit ndaj komunitetit ndërkombëtar.

“Kjo lëvizje jo vetëm që është e pabazuar ligjërisht, por është dhe në kundërshtim direkt me deklaratën e përbashkët të Bashkimit Europian dhe Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të dhjetorit 2022, në bazë të së cilës barrikadat u hoqën nën garancinë ndërkombëtare se nuk do të kishte masa represive ndaj pjesëmarrësve. Me këtë akt, Prishtina dëmton direkt kredibilitetin e BE si ndërmjetëse dhe shkel brutalisht frymën e de-eskalimit që ishte vendosur në atë kohë”, tha Gjuriq.

Ai në deklaratë theksoi se kjo nuk ishte vetëm goditje ndaj popullit sërb, por edhe një provokim tjetër nga regjimi i Kurtit ndaj bashkësisë ndërkombëtare-një tjetër "gisht në sy" bashkësisë ndërkombëtare, nën aplikimin e njëkohshëm të dhunës ligjore ndaj sërbëve.

E tillë qasje, thotë, tregon mungesë respekti të hapur për marrëveshjet e arritura dhe në thelb pamundëson përparimin në dialog.

"Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë thekson se veprime të tilla, shkelin në mënyrë flagrante të drejtat themelore të njeriut dhe shkaktojnë tensione të reja etnike, të cilat kërcënojnë direkt stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Sërbët, të cilët përmes rrugës së paqes luftuan për të drejtat e tyre legjitime, të cilat u detyruan t'i bënin nga veprimet e njëanshme të regjimit Kurtit, tashmë po trajtohen si kriminelë, çka paraqet preçedent të rrezikshëm dhe sinjal që regjimi i Kurtit po punon sistematikisht për të vazhduar spastrimin etnik. Pavarësisht nga arsyet pas veprimeve të tilla-qofshin se bëhet fjalë rreth destabilitetit të brendshëm politik, paralizë institucionale, interesa elektorale apo tentativa për shembur pozitën e Sërbisë në bashkësinë ndërkombëtare-nuk duhet të lejohen të mbeten pa përgjigje” thotë Gjuriq.

Ky i fundit i ka bërë thirrje të gjithave institucioneve ndërkombëtare veçanërisht ato me mandat në Kosovë e para së gjithash të gjithë atyre që janë nënshkruese në deklaratën e përbashkët të dhjetorit të 2022, që të reagojnë urgjentisht dhe të gjenden në mbrojtje të të drejtave elemetare të popullit sërb.

“Nevojitet urgjentisht të ndalen veprime të njëanshme të qeverisë së Kurtit dhe të kthehen në dialogun përmbajtësor si rrugë e qëndrueshme drejt paqes dhe stabilitetit. Sërbia do të vijojë t’u ofrojë mbështetje të fortë sërbëve në Kosovë e Metohi, duke shfrytëzuar të gjitha mjetet e duhura diplomatike në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ndaj dhunës institucionale dhe tentativave të spastrimit etnik, nuk do të heshtim” nënvizoi ministri Gjuriq.