Gjuriq: Informova Valtonen për gjendjen e rëndë të sërbëve dhe komuniteteve të tjera pakice në K&M

Marko Đurić i Elina Valtonen
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar në Beograd me kryesuesen e OSBE dhe shefen e diplomacisë së Finlandës Elina Valtonen me të cilën bisedoi për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve por dhe për pozitën e rëndë në të cilën ndodhen pjestarët e komunitetit sërb dhe komuniteteve të tjera pakice në Kosovë. Valtonen pas takimit ka theksuar se vizita e sotme konfirmon që OSBE mbetet fort e përkushtuar në angazhimin e vet në rajon dhe zhvillon partneritet të fortë dhe afatgjatë me Sërbinë.

Gjuriq në konferencën për mediat me Valtonen tha se Sërbia është vend që beson fort tek rendi multilateral botëror, parimet e të drejtës ndërkombëtare publike dhe në aktet themelore të OSBE.

Tha se me kryesuesen e OSBE pati bisedë të mirë që patën për synim inkurajimin e shkëmbimit të opinioneve mes Sërbisë dhe OSBE si dhe biseda bilaterale mes Sërbisë dhe Finlandës.

"Kjo vizitë konfirmoi angazhimin tonë të përbashkët tek dialogu, bashkëpunim dhe ndërtim besimi në rajon e më gjerë. Akti Final i Helsinkit u nënshkrua në vitin 1975 dhe në hartimin e saj morën pjesë të gjitha shtetet e Europës, SHBA dhe Kanadaja. Ishte kjo arsye e madhe në planin e sigurisë europiane. Ndaj dhe sot i kushtojmë rëndësi përpjekjeve finlandeze për të ringjallur dhe promovuar parimet e atij akti. Sërbia është thellësisht e përkushtuar për ruajtjen e këtyre parimeve dhe besojmë fort se përmbajtja nga kërcënimet dhe përdorimi i forcës, është bazë për ruajtjen e paqes, prosperitetit dhe progresit të përgjithshëm. Për Republikën e Sërbisë, OSBE është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare në të cilin bashkëpunojmë barabartësisht me shtetin dhe pjesëmarrësit dhe kujtoj se dhe ne kryesuam OSBE në vitin 2015 dhe treguam vullnetin tonë për të kontribuar në rolin e kësaj organizate", tha Gjuriq.

Shefi i diplomacisë sërbe tregoi se takimi me Valtonen ishte mundësi për të diskutuar si sfidat e brendshme ashtu edhe ato të jashtmet të Sërbisë në Kosovë.

"Kur është fjala rreth sfidave të brendshme, unë i përsërita angazhimin dhe vendosmërinë time që problemet t’i zgjidhim me dialog demokratik duke përdorur parimet dhe standardet demokratike europiane. Nga ana tjetër, biseduam dhe për situatën në Kosovë e Metohi dhe dëshiroj të shfrytëzoj këtë fjalim për të falënderuar rolin e misionit të OSBE në Kosovë e Metohi. Unë e informova kolegen time të nderuar rreth situatës së rëndë në të cilën ndodhen pjestarët e komuniteteve pakicë në Kosovë e Metohi dhe dëshiroj t'u bëj thirrje sërbëve dhe gjithë pjestarëve të tjerë të komuniteteve të kombësive të ndryshme, të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore. Përdorimi i të drejtës për të votuar, është një nga të drejtat më të rëndësishme demokratike dhe mendoj se është mjaft e rëndësishme që të gjithë këtë dëshirojnë, t’u mundësohet që në mënyrë demokratike të shfrytëzojnë të drejtën e tyre", nënvizoi ministri.

Gjuriq theksoi se me kryesuesen e OSBE bisedoi dhe për bashkëpunimin bilateral mes Sërbisë dhe Finlandës.

"Dy vendet tona kanë bashkëpunim të jashtëzakonshëm bilateral ekonomik, politik dhe bashkëpunim dhe në fusha të tjera. Mendoj se prej Finlandës mundemi mjaft të mësojmë dhe në mënyrën në të cilën ata përballen me çështjet e arsimit modern dhe mënyrën se si në epokën moderne roli i sistemit arsimor në shoqëri evoluon dhe përshtatet me teknologjitë e reja dhe sfidat që sjell me vete. Gjithashtu besoj se prej Finlandës mund të mësojmë shumë më shumë nga kaq dhe në organizimin e sistemit kur është fjala për transparencën, luftën kundër korrupsionit dhe shumë tema të tjera. Ndaj mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë dhe dialogun dhe edhe një herë i uroj nga zemra mirëseardhjen koleges së dashur dhe gjithë kolegëve që erdhën nga Finlanda", konkludoi ministri i punëve të jashtme të Sërbisë.

Kryesuesja e OSB, ministrja e punëve të jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, theksoi se vizita e sotme konfirmon se OSBE mbetet fuqishëm e përkushtuar tek angazhimi në rajon dhe për të zhvilluar partneritet të fortë dhe afatgjatë me Sërbinë.

"Aktivitetet e OSBE në Sërbi janë në përputhje me prioritetet që definon Qeveria dhe kryhen në partneritet me institucionet e Sërbisë. Inkurajojmë autoritetet vendase të shfrytëzojnë tërësisht ekspertizën e organizatës", tha ajo.

Shtoi se demokratizimi, media e lirë, liria e fjalës, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, janë thelbësore për rrugën e reformave të vendit dhe mbeten në fokusin e punës së OSBE.

"Këto janë fushat e mandatit të Misionit OSBE në Sërbi, por edhe detyrimet që janë pranuar nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, përfshirë Sërbinë. Këto fusha përputhen plotësisht me prioritetet e presidencës finlandeze, të cilat përfshijnë barazinë gjinore, funksionimin e shoqërisë civile të lirë, si dhe punën për të përmirësuar mundësitë për të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara për të marrë pjesë aktive në punën e OSBE", tha Valtonen.

Ajo theksoi se partneritetet e forta me pushtetin, institucionet e pavarura, median, përfaqësuesit e pakicave kombëtare, komunitetin akademik dhe organizatat e shoqërisë civile janë thelbësore për përparimin dhe arritjen e reformave të qëndrueshme dhe afatgjata dhe lirive civile në Sërbi.

"Misioni OSBE gjithashtu ka bashkëpunim të shkëlqyer me misione të tjera në rajon përmes projekteve dhe iniciativave të përbashkëta, sikurse rrjetëzimi i të rinjve, njohuritë mediatike dhe shkëmbimet e gazetarëve. Kjo është e rëndësisë së veçantë për përparimin dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e paqes dhe sigurisë. Sikurse e përmendi dhe kolegu im, respektimi i parimeve të OSBE të përcaktuara në Aktin Final të Helsinkit është pjesë thelbësore e punës së OSBE e njëkohësisht dhe e presidencës finlandeze. Në korrik në Helsinki u shënua ky dhjetëshi i parimeve. Ato janë kujtesë në atë çka mund të arrijmë përmes bashkëpunimit dhe besimit, por edhe për atë që është në rrezik nëse i zhgënjejmë", tha Valtonen.

Ajo shtoi se, fatkeqësisht Rusia shkel "të gjitha këto parime me luftën e saj të paligjshme agresive kundër Ukrainës".

"Tani, më shumë se kurrë, parimet tona kanë nevojë për mbrojtës. Me shqetësim po ndjekim raportimet e fundit rreth incidenteve gjatë demonstratave në Sërbi. Është e rëndësishme të qetësohen tensionet dhe shmangen retorikat që inkurajojnë përçarjen apo konfrontimin", tha ajo.

Shtoi se mandati i Misionit OSBE është të ndihmojë Sërbinë në ndërtimin e institucioneve efikase demokratike, të pavarura, të përgjegjshme dhe të mbështesë punën e shoqërisë civile.

"Si kryesuese jam e përkushtuar për të çuar përpara këto qëllime dhe theksova rëndësinë e këtyre parimeve në bisedimet tona me Sërbinë. Të gjithë kemi përgjegjësi të mbrojmë gjithmonë të drejtën për tubim paqësor dhe lirinë e fjalës-të drejtat themelore. Si kryesuese e OSBE, theksoj rëndësinë e detyrimeve që rrjedhin prej saj. Këto parime që lidhen me sundimin e ligjit dhe demokracinë, mbeten qëllimet e Qeverisë së Sërbisë. Besoj se egziston rrugë e përbashkët përpara", tha ajo.

Ajo në fund, ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Sërbisë dhe Finlandës, duke thënë se egziston mundësia për thellimin e mëtejshëm të tyre.

"Me kënaqësi konstatoj se vijnë në rritje në fushën e tregtisë. Në fund të ditës, të gjitha këto reforma që çojnë në më pak korrupsion, më shumë sundim të ligjit dhe pjesëmarrje të plotë të të gjithë njerëzve në shoqëri, sigurisht që do të sjellin përfitime dhe në fushën e tregtisë dhe investimeve. Finlanda është e gatshme të vazhdojë këtë partneritet të frytshëm", konkludoi Valtonen.

Kjo e fundit sot në Beograd, u takua dhe me Kryeministrin e Republikës së Sërbisë, Gjuro Macut. Kryeministri theksoi se Sërbia çmon lart mbështetjen e OSBE në proçeset e reformave dhe në rrugën europiane të vendit, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Duke folur për situatën në Kosovë, kryeministri paralajmëroi për presione serioze dhe mohim të të drejtave themelore të sërbëve në Kosovë, duke vlerësuar se veprimet e njëanshme të Prishtines shkaktojnë shqetësim të thellë për Sërbinë. Ai ftoi bashkësinë ndërkombëtare dhe OSBE që të sigurojnë urgjentisht mbrojtjen e të drejtave të sërbëve sesi të ndalet rrezikimi dhe persekutimin e tyre të mëtejshëm.

Kryeministri shtoi se Sërbia në rajon profilizohet si partnere e besueshme dhe e parashikueshme, e përkushtuar për dialog dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura në mënyrë të barabartë dhe parimore. Theks i veçantë u vu në përmirësimin e të drejtave të pakicave kombëtare dhe forcimin e kuadrit institucional dhe ligjor në atë fushë.

Valtonen në takimin me Macut lavdëroi bashkëpunimin e Sërbisë me OSBE dhe tha se organizata do të vazhdojë të mbështesë reformat, si dhe se partneriteti me Sërbinë do të forcohet më tej duke punuar së bashku në përmirësimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut.

Gjatë bisedës, u theksua dhe gatishmëria e Sërbisë për të përmirësuar bashkëpunimin me Finlandën në fushat e energjisë së qëndrueshme, teknologjive të gjelbra dhe arsimit. Kryeministri shprehu interes për modelin arsimor finlandez dhe propozoi vendosjen e bashkëpunimit direkt dhe shkëmbimit të përvojave mes ministrive përkatëse.