Sërbia i bën thirrje OSBE të respektojë plotësisht status-mandatin e saj neutral

Oebs
Burim: Kosovo Online

Misioni i Sërbisë pranë OSBE shprehu shqetësimin për shkeljen e statusit neutral të Misionit të OSBE në Kosovë.

Reagimi pasoi pas takimit të djeshëm të kryeministrit në mandatin teknik Albin Kurti me komisionerin e lartë të OSBE për pakicat kombëtare në Prishtinëv Kristof Kamp.

Sikurse bëhet e ditur në reagimin në rrjetin social “X“, Sërbia ngelet e përkushtuar për bashkëpunim në kuadër të OSBE dhe përherë ka patur qasje konstruktive të aktiviteteve të saj në Kosovë.

“Megjithatë, shprehim shqetësimin serioz për shkeljen e statusit neutral të Misionit të OSBE me theksimin e simbolit të së ashtuquajturës “Kosovë“ nën simbolet e OSBE. Ftojmë OSBE të respektojë plotësisht statusin e vet neutral të mandatit në Krahinë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” theksoi në reagimin e vet Misioni i Sërbisë pranë OSBE.