Gjuriq: Informuam Rubion se me çfarë po përballen sërbët në Kosovë

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jshtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka theksuar se kolegun e vet amerikan Marko Rubio e ka informuar me presionet dhe problemet me të cilat përballen sërbët në Kosovë, duke u shprehur se situata kërkon angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare sesi të ruhet stabiliteti. Gjuriq ka theksuar se vizita e tij dhe bisedimet me zyrtarët më të lartë të SHBA, ka domethënie të jashtëzakonshme për pozicionimin e ri të Sërbisë në Uashington.

“Për çështjen e Kosovës e Metohisë arritëm që t’i përcjellim të paktën një pjesë të asaj me të cilën përballen sërbët, presionet, problemet, marrja e institucioneve, presionet me të cilat është përballur patriarku sërb dhe KOS. Kjo është situatë që kërkon angazhim të bashkësisë ndërkombëtare për të ruajtur stabilitetin”, sqaroi Gjuriq në deklaratë për gazetarët.

Gjuriq përmendi se serbët ndodhen në shënjestër të Albin Kurtit dhe se si rezultat i lëvizjeve të tij të njëanshme ata po vuajnë.

Kujtoi se sërbët në veri të Kosovës liqenin e Ujmanit e riemërtuan në Liqenin Trump në shenjë mirënjohjeje për çka bëri gjatë mandatit të tij të parë dhe se regjimi i Kurtit jo vetëm që e anuloi atë emërtesë, por gjithçka që u arrit nga administrata Trump.

Tha se takimi me Rubion u zhvillua në atmosferë jashtëzakonisht të mirë.

"Madje bërëm shaka që ky takim është i dy Markove. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që për Sërbinë në SHBA ofrohet hapësirë. Biseduam rreth asaj që dialogu strategjik të nisë shumë shpejt duke i ngritur marrëdhëniet tona në nivel që nuk i kemi pasur prej brezash. Tek të dy palët egziston ndërgjegjësim i lartë që tani është mundësi e shkëlqyer që marrëdhëniet që kanë kaluar nëpër luhatje të ndryshme të ngrihen në nivel më të lartë", spegoi ai.

Sërbia, sikurse nënvizoi, si vend i pavarur që nuk merr urdhra nga askush, shfaqet si partner i natyrshëm për administratën Tramp, e cila dëshiron në mënyrë të re, të arrijë bashkëpunim me vendet në pjesën tonë të botës.

Gjuriq tha se, përveç marrëveshjes politike, egziston dëshirë e madhe që bashkëpunimi ekonomik të thellohet në fushat e energjitikës, infrastrukturës, teknologjive të reja dhe sferave të tjera.

"Kjo është mundësi që duhet t’a shfrytëzojmë sepse administrata me në krye Tramp i nevojiten aleatë dhe miq, ndërsa Sërbia, parë historikisht, ka qenë e tillë. Besoj se mund të jetë sërish", theksoi Gjuriq.

Ky i fundit u shpreh se kërkoi mbështetje për çështje që për Sërbinë janë të rëndësishme.

"Duke kuptuar vështirësitë me të cilat përballemi, me vendimet kundër zyrtarëve të RS dhe presionet ndaj Republikës Sërbe të Bosnjës sepse imponimi i vendimeve nga ana e përfaqësues të pazgjedhur vetëm sa i hedh benzinë zjarrit. Presionet nga ana e  politikanëve që janë të papërgjegjshëm dhe që dëshirojnë të zëvendësojnë ata për të cilët votoi populli, nuk mund të sjellin zgjidhje. Duhet kërkuar zgjidhje përmes bisedimeve", nënvizoi Gjuriq.

Ky i fundit theksoi se pati mundësinë t'i përcillte Rubios pikëpamjet rreth situates në lidhje me RS dhe Kosovën, ku menjëherë pas bisedës shkoi në Shtëpinë e Bardhë.

"E kemi pozicionuar Sërbinë, e cila është e përkushtuar për stabilitet në rajon, si spirancë stabiliteti në kohë turbullirash, e cila duhet të mbështetet përkundër atyre që rajonin dëshirojnë t’a tërheqin në konflikte", nënvizoi Gjuriq.

Ky i fundit theksoi se trajtimi i përfaqësuesve të Sërbisë ishte pasqyrim i respektit të lartë dhe ambicies së qeverisë së SHBA që me Sërbinë të ndërtojnë marrëdhënie të reja.

Ai tha se ishte nder i madh për të që përjetoi në jetën e tij, pasi pati mundësinë të punonte me ekipin e tij për çeljen e dialogut strategjik me SHBA.

"Kur t’a arrijmë atë dialogun strategjik, ai do të na vendosë në sirtar krejtësisht tjetër kur është fjala rreth mënyrës sesi perceptohet sistemi amerikan. Në grup vendesh të ndryshme për sa i përket qasjes kur është fjala për ekonominë, sigurinë dhe politikën. Sigurisht, a do t'i zgjidhë të gjitha problemet dhe sfidat, sigurisht jo, as afër. Por ky është hap serioz përpara", theksoi ai.

"Është veçanërisht mirë që takimi ndodhi në këtë kohë turbullirash kur shikoni se çfarë po na bëjnë me RS dhe K&M. Na duhen njerëz që kanë vesh për pozitën sërbe. Ndaj kjo është e rëndësisë së veçantë", tha Gjuriq.

Shefi i diplomacisë sërbe theksoi se vizita e tij dhe bisedimet me zyrtarët më të lartë të SHBA, janë jashtëzakonisht domethënëse për pozicionimin e ri të Sërbisë në Uashington me administratën e re dhe pikërisht përfaqësojnë vazhdimin e asaj çka presidenti Vuçiq nisi me bisedë me Donald Trampin në ditët e para të mandatit të tij.

"Kjo është mundësi e madhe për Sërbinë që të nisë herët, relativisht në fillim të punës së administratës së re, si vendi i parë në rajon që bashkëpunon strategjikisht me administratën e re. Mendoj se në javët pasuese do të shikohen edhe më rezultate dhe hapa konkretë”, njoftoi ministri.

Vetë fakti që ai është i pari nga kjo pjesë e botës, si ministër i punëve të jashtme të Sërbisë, në Uashington është akt respekti dhe dëshirë e sinqertë për të parë diçka të ndryshojë për mirë.

“Dëshira jonë është të gjejmë mënyrën që t’a bëjmë këtë dhe të mos t’a humbasim rastin që të nisim listë të re në raportet mes Sërbisë dhe Amerikës”, konkludoi ministry Gjuriq.

Gjuriq gazetarëve u përcolli se përveçse Rubios, bisedoi dhe me ndihmësin e tij Kristofer Landau si dhe me Brendan Hanrahan ku sikurse nënvizoi, është zyrtari qëndror për Europën dhe se të gjitha bisedat u karakterizuan në atmosferë dhe “ton” në përputhje me qëndrimin e Donald Trampit dhe administratës së tij se dëshiron marrëdhënie të mira me Sërbinë.

U shpreh se në Uashington do të bisedojë me të dërguarin për çështjet e pengjeve për t’i kërkuar ndihmë në lirimin e shtetasve sërbë nga Rripi i Gazës, duke shtuar se pret që dhe përmes ndihmës së Sërbisë nëntë gazetarë të rrjetit mediatik NBC, mes të cilëve nuk ka shtetas amerikanë në orët e mëpasshme të dalin nga Rripi i Gazës.

Pyetjes në lidhje me tarifat, Gjuriq tha se ekipet e të dy vendeve do të vazhdojnë të negociojnë duke shprehur pritshmëritë që të përmirësohen raportet kualitative politike dhe në këtë temë.

Kujtoi se çështja e tarifave amerikane prek të gjitha vendet në botë, duke shtuar se, për shembull, presidentja e Zvicrës është gjithashtu tani në SHBA dhe se ndaj atij vendi është vendosur tarif prej 39% ndonëse Zvicra në këtë vend ka investuar qindra miliardë.

"Do të vazhdojmë të punojmë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Për ne është shumë domethënëse që institucionet amerikane të vazhdojnë të vijnë në Sërbi, që në kuadër të dialogut strategjik, të zgjidhim çështjen e taksimit të dyfishtë dhe çështje të tjera dhe se bashkëpunimi midis dy ekonomive, të vazhdojë të lulëzojë. Ne kemi nivelin vjetor në fushën e IT dhe softuerit, kemi shkëmbim të matur prej miliardash dollarë” ka thënë minjistri Gjuriq.