Gjuriq: Kurti nuk ka ndërmend të tërhiqet nga lëvizjet e njëanshme, bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë presion

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë sot në mbrëmje se janë negative reagimet e përfaqësuesve të Prishtinës ndaj masave të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut të sërbëve në Kosovë me riafrimin e dialogut shpallur nga Beogradi-është konfirmim që Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga politika e lëvizjeve të njëanshme teza dhe mohime të vetë thelbit të normalizimit të marrëdhënieve.

Gjuriq në deklaratë të shkruar i bëri thirrje përfaqësuesve më të lartë të Prishtinës që të tërhiqen nga politika e etnonacionalizmit të dhunshëm dhe të kthehen në tryezën e negociatave me qëllim që procesi i normalizimit të marrëdhënieve të rinisë aty ku është bllokuar-tek çështja e formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe.

Gjuriq tha se në vend të frazës për Europën, partnerët ndërkombëtarë dhe demokracitë, duhet që Prishtinën t’a ndalin në dhunën që ushtron ndaj sërbëve dhe sikurse theksoi për shkeljen haptazi të të drejtave të tyre personale e kolektive.

“Kjo në këtë moment është gjëja më europiane që mund të bëjnë“, nënvizoi Gjuriq.

Ky i fundit tha se bashkësia ndërkombëtare nëse dëshiron Ballkan Perëndimor stabil dhe ripërtëritjen e dialogut produktiv mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të ushtrojë presion dhe vendos pikën mbi “i” ndaj politikës së dhunshme të Kurtit kur ky i fundit nuk dëshiron t’a bëjë me vullnetin e vet.

“Mbrojtja e të drejtave të sërbëve në Kosovë e Metohi dhe ndalja e degdisjes së tyre është dhe mbrojtje fundamentale e vlerave europiane“, konkludoi Gjuriq.