Petkoviq: Për çfarë duhet dialogu nëse Prishtina refuzon të bisedojë rreth temave që janë në interes të sërbëve në K&M?
Pas raundit të ri të të dialogut në Bruksel ku kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi refuzoi të merrte pjesë në takimin tripalësh, drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq tha se Beogradi përherë është i gatshëm për bisedime dhe për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit por që procesi i dialogut humbet kuptimin nëse Prishtina refuzon të bisedojë rreth çështjeve që janë në interes të mbrojtjes së të drejtave të sërbëve në Kosovë.
Petkoviq bëri të ditur se në takim me të dërguarin special të të BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak, u bisedua rreth BKS dhe temave të tjera të rëndësishme sikurse implementimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, urën mbi Ibër, shërbimet postare, energjia, telekomunikimi, personat e zhdukur dhe menaxhimi i integruar i vendkalimeve.
“Tema të shumta kanë qenë në tryezën e negociatave. Si kryenegociator i Beogradit e para që bëra ishin masat e qeverisë së Sërbisë për të cilat foli dhe presidenti i Sërbisë në konferencën për mediat. Këto janë masat gjithpërfshirëse të mbrojtjes për popullin sërb në K&M dhe masat që nënkuptojnë jetëzimin e procesit të dialogut që për ne është i nevojshëm pasi jemi absolutisht të bindur se vetëm përmes dialogut mund të gjejmë zgjidhje kompromisi për çështjen e K&M“, ka thënë Petkoviq.
Sikurse përmendi, nuk u mundësua takimi trepalësh përmes takimit direkt me palën prishtinase pasi sikurse thekson, kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi refuzoi të takohej me përfaqësuesit e Beogradit.
Bislimi refuzoi të merrte pjesë në takimin tripalësh pasi delegacioni nga Beogradi insistonte tek temat sikurse janë BKS, shërbimet postare dhe çështja e zbatimit të marrëveshjes për urën.
“Beogradi nuk e ka pasur kurrë problem të bisedojë dhe të ketë takime direkte me palën prishtinase dhe vvetëm për këtë ata janë absolutisht në pozitë që çfarëdo të dëshirojnë të nisin si temë përgjatë takimit tripalësh. Por ata të njëjtën të drejtë, duhet t'ia japin dhe Beogradit, në fakt ata nuk kanë çfarë të drejte t'i japin Beogradit, kjo është e drejta jonë dhe ne tek kjo insistojmë. Për ne nuk është problem dhe as që do të jetë problem që të shkohet në takim dhe bisedë direkte me palën prishtinase, pra zotin Bislimi. Unë përherë jam i gatshëm të bisedoj ashtu sikurse presidenti Aleksandar Vuçiq herën e kaluar ishte gati të ulej dhe bisedonte me zotin Kurti, por ky i fundit refuzoi”, kujton Petkoviq.
Ky i fundit thekson se Beogradi insiston tek temat që janë në interes të popullit sërb në Kosovë, por shtron edhe pyetjen se për çfarë duhet të diskutohet në takimet në Bruksel nëse Prishtina nuk dëshiron të bisedojë për ato tema.
“Për çfarë normalizimi është fjala nëse ju mund të flisni rreth çështjeve kyçe, formimin e BKS. Nëse nuk ka BKS, atëherë zbatohet procesi i normalizimit. Pra, këto janë çështje kyçe që kanë lidhje dhe në atë që si sërbët jetjnë sot në K&M” vlerëson Petkoviq.
Ky i fundit shton se Llajçakut i ka dhënë dhe listen e të gjithë sërbëve të arrestuar, në të cilën shumica e sërbëve që janë të burgosur politikë dhe të cilët janë në paraburgim pavarësisht garancive të BE dhe SHBA, se askush që protestoi në barrikada nuk do të arrestohet.
Rithekson se pala sërbe do të jetë gjithmonë e gatshme të bisedojë në Bruksel për të gjetur zgjidhje kompromisi.
"Politika jonë është e paqes dhe e stabilitett. Ndaj dolëm me një sërë masash që duhet të kthehen në jetë në procesin e dialogut. Shikoni nëse ardhja jonë në Bruksel përfundon vetëm me bisedime me zotin Llajçak, cili është qëllimi i dialogut. Thelbi është në atë që ajo çka është marrëveshuar të jetë dhe implementuar dhe të arrihen jo vetëm në terren që përmirësimi mund të shihet dhe në zonat sërbe, që sërbët që jetojnë në K&M të kenë arsye të besojnë në të ardhme më të mirë dhe të mos largohen veçanërisht nga veriu i cili po kthehet në një lloj poligoni policor në të cilën Kurti nga dita në ditë terrorizon popullin sërb dhe bën lëvizje që janë në kundërshtim me marrëveshjet dhe parimet ndërkombëtare”, ka përfunduar Petkoviq.
Kur është fjala për urën mbi Ibër, Petkoviq theksoi se Sërbia dëshiron t’a diskutojë këtë çështje përmes prizmit të sigurisë.
“Ne kemi përgatitur prezantim të veçantë për të gjitha rreziqet që egzistojnë nëse Kurti do t’ia niste me çeljen e njëanshme të urës. Kjo është e pamundur sepse NATO është e pranishme në vetë urën dhe prandaj është e rëndësishme që të bisedojmë me ta dhe të theksojmë se përveç pjesës ligjore, të insistojmë në shkëmbimin e zonës së Sulodollit si parakusht për çeljen e urës”, tha Petkoviq.
Ky i fundit vlerëson se në Bruksel është e rëndësishme të neogociosh dhe me përfaqësues të NATO për të vënë në dukje ato çka Kurti po bën në Kosovë-shkeljen e të drejtave të njeriut dhe marrëveshjeve.
Petkoviq kujtoi se qysh nga viti 1999 vetëm në urën mbi Ibër ka patur më shumë se 200 incidente të rënda dhe me motive etnike.
“Ndaj është e rëndësishme që vetë NATO t’a kuptojë mirë çështjen e hapjes së urës dhe që ata vetë na e kanë përcjellë mesazhin se çështja e hapjes së urës nuk është e kufizuar në kohë dhe se pa atë presion, mund t’a diskutojmë këtë temë në drejtimin e zbatimit të marrëveshjes. Ndaj është e rëndësishme që kjo çështje të mbetet pjesë e dialogut”, tha Petkoviq.
0 komentet