Gjuriq: Lista Sërbe kyçe për luftën e sërbëve në Kosovë, uniteti i domosdoshëm

Marko Đurić
Burim: Skrinšot Informer TV

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë paraqesin referendum rreth unitetit popullor për të cilën është i domosdoshëm që populli sërb të jetë i bashkuar pasi Albin Kurti “mezi pret” rastin të shtyjë mes vetes sërbët luajalë të cilët do të mund t’i manipulonte. Ai tha se Lista Sërbe në këtë kuptim do të thotë instrument i rëndësishëm në luftën e sërbëve.

“Jeta politike në Kosovë nuk funksionon në rrethana normale dhe ndaj duhet të kemi unitet të plotë aktiv. Sado që ka vend për debate dhe mosmarrëveshje politike në Serbi, në Kosovë e Metohi, ku kemi mbetur pak, ka nevojë jetike që të flasim me zë të vetëm me të huajt dhe Prishtinën, të jemi unik. Ndaj Lista Sërbe është thelbësore” ka thënë Gjuriq për Informer TV.

Gjuriq qartësoi dhe se teknikisht, sipas Kushtetutës kosovare, partia që fiton të 10 mandatet delegon zyrtarë që përfaqësojnë komunitetin sërb.

“Albin Kurti mezi po pret rastin që t'i shtyjë sërbët e tij, luajalë të shtetit fals të Kosovës, t'i manipulojë dhe të thotë se madje dhe sërbët janë për Kosovën e pavarur, se ai për ta është lider i shkëlqyer, se duhet të formohet Ushtria e Kosovës, se KOS duhet t’i hiqet kujdestaria e manastireve. Nuk do të ndalojnë ndaj asgjëje nëse nuk u përgjigjemi të unifikuar”, tha ministri.

Ky i fundit tha se këto nuk janë zgjedhje “të zakonshme”, por paraqesin referendum për bashkim popullor.

“Ndaj ftoj sërbët të jenë të bashkuar, ndërsa shteti i Sërbisë do të vazhdojë me mbështetje të fuqishme materiale”, tha Gjuriq.

Kurti është shtetas i Sërbisë, mund të kandidojë në zgjedhje

Gjuriq theksoi se admiron guximin dhe heroizmin e popullit sërb që ruan egzistencën shekullore të shtetit sërb në Kosovë, por dhe shtoi se nuk ka asgjë kundër përfshirjes së Albin Kurtit në punët e brendshme të Sërbisë, pasi e konsideron atë qytetar të Sërbisë dhe si i tillë, ka të drejtë të kandidojë në zgjedhje për çdo funksion në shtet.

“Shumë nga kaq ka ndryshuar për keq në katër vitet e fundit qysh kur regjimi i Kurtit erdhi në pushtet. Sërbët përditë e më shumë janë në pozitë më të keqe, gjithnjë e më shumë të zhveshur, pa parime e rregulla. Bota e preokupuar me probleme të tjera dhe duke mbështetur pavarësinë, po e shikon në heshtje këtë situatë.

Admiroj guximin dhe heroizmin e popullit tonë që di të mbrojë jo vetëm pasurinë e tyre familjare, por edhe egzistencën shekullore të shtetit sërb në Kosovë e Metohi” tha Gjuriq.

Ky i fundit tha se taksapaguesit në Sërbi duhet të dinë se po paguajnë për të mbështetur mbijetesën e popullit sërb në Kosovë.

"Po e bëjmë me buxhet më të madh se kurrë më parë. U japim të holla direkte qytetarëve përmes suplementit kosovar dhe benefiteve të reja që Zyra për K&M dhe Qeveria i kanë vendosur për të mbështetur familjet. Më shumë se kurrë ndonjëherë shteti i Sërbisë po jep për egzistencën e sërbëve në Kosovë”, tha Gjuriq.

Ai ka thënë se Sërbia, në dallim nga periudha e 12-13 viteve më parë, kur shteti duhej të merrte të holla për të pasur për paga dhe pensione në shtetet që e njohin Kosovën, sot financat sërbe janë me milje larg kësaj.

“Kur Sërbia profilizohet si vend që nuk shikohet më si pjesë e problemeve të vogla, por pjesë e zgjidhjes së problemeve globale, kur fuqitë e mëdha e përmendin si vendtakim për zgjidhjen e problemeve globale, kjo na vendos në pozitë më të mirë kur është fjala rreth Kosovës e Metohisë”, ka speguar Gjuriq.

I pyetur se çfarë opinioni ka rreth mbështetjes së Kurtit për protestat në Sërbi, tha se kjo nuk e surprizon sepse ai harxhon shumë energji përditë duke gjetur mënyra për të mashtruar, dëmtuar dhe zhvlerësuar Sërbinë, gjithçka më të keqen që mundet bën për Sërbinë.

“Këtë e bën në pjesën më të madhe nga bindjet personale dhe natyrisht nga fakti që i sjell mbështetje nga një pjesë e bazës së tij e zgjedhësve. Fakti është se ai e pa të udhës të bënte deklaratë në lidhje me zhvillimet tona të brendshme politike. Unë atë e konsideroj si shtetasin tonë ndonëse ai nuk e konsideron veten të tillë dhe mendoj se si i tillë, ka të drejtë t’a bëjë këtë, ndryshe nga të huajt që nuk duhet të përzihen. Kurti ka dhe të drejtë të kandidojë në zgjedhje për çdo funksion në Sërbi. Nëse thërret votuesit e vet, mund të hyjë në parlament" spegoi ai.

Gjuriq tha se ndonëse bën thirrje për krijimin e shoqërisë civile, dëshiron të krijojë shoqëri monoetnike.

“Si pasojë nuk mori pjesë në jetën politike të Sërbisë pas vitit 2000, kur u shemb pushteti i Millosheviqit dhe vendi u hap plotësisht, nëse pretendon se nuk është etno-nacionalist, të marrë pjesë në jetën politike të Sërbisë. Nuk do t’a përdor këtë temë për të sulmuar opozitën tonë. Fakti që Kurti i ka përkrahur dhe këtu nuk mendoj për studentët por për kryesuesit e opozitës, flet shumë”, theksoi ministri.

Rreth sulmit në kanal: Hile e shëmtuar e Prishtinës, nuk do t’a lëmë të qetë Kurtin derisa të marrim përgjigje

Gjuriq me rastin e shpërthimit në kanalin e Ibar-Lepencit, tha se ishte "hile e shëmtuar" e Prishtinës dhe se Albin Kurti menjëherë "histerikisht" akuzoi Beogradin për këtë incident dhe kërkoi dislokimin, sikurse thotë ai, të "Ushtrisë Legale Kosovare" në veri.

“Nga kjo shikohet qartë se ka pasur skenar të paramenduar” tha ministri.

Ky i fundit tha se Beogradi nuk do të ndalet së shtruari pyetje-kush e kryejti sulmin në kanal, ku janë provat për akuzat false ndaj Sërbisë, cilat janë rezultatet e hetimeve ndërkombëtare.

Pyeti se përse Sërbia do t’a shembte kanalin që e ka ndërtuar vetë dhe prej të cilit qytetarët furnizohen me ujë, madje edhe me korrent.

Tha se është gënjeshtër monstruoze që të drejtohet gishti tek Sërbia.

“Nuk do të tërhiqemi nga ajo për të mësuar se kush qëndron pas sulmit, jo vetëm kush është autori, por edhe kush e urdhëroi. Dhe, më duket se përgjigjen e dinë më mirë në Prishtinë se sa në Beograd apo kudo tjetër. Ne nuk do t'a lëmë të qetë Albin Kurtin dhe regjimin e tij. Do të insistojmë tek kjo përditë. Për të nuk do të ketë paqe derisa të zbulohet se kush nga regjimi i tij apo ndonjë sistem tjetër ka dijeni se si ka ndodhur kjo”, tha Gjuriq.

Jam i sigurt se Fashikulli 3 do të çelet së shpejti, pres lajme të mira nga Brukseli

Gjuriq shprehu besim se Fashikulli 3 tek negociatat mes Sërbisë dhe Bashkimit Europian do të çelet në “periudhën jo të gjatë pasuese".

“Pres lajme të mira nga Brukseli. Ne shoqërinë tonë nuk po e përmirësojmë për të marrë përkëdhelje nga ndokush në botë, por dëshirojmë të bëjmë shoqëri të mirë, më të drejtë ndaj qytetarëve dhe më të zhvilluar ekonomikisht, sikurse nisëm t’a bënim prej më shumë se një dekade" ka thënë Gjuriq.

Ministri tha se Sërbia sot është pakrahasueshme më e përgatitur se disa vende që hynë në BE 15 vite më parë, në momentin e anëtarësimit.

Tha se vendimi për anëtarësimin e Sërbisë do të jetë vendim gjeopolitik i Brukselit dhe vendeve anëtare të BE.

“A dëshirojnë të kenë Europë të bashkuar, të forcuar, të konsoliduar, sepse ne për tryezë nuk sjellim vetëm kërkesën për të qenë të barabartë, por po sjellim shtatë milionë njerëz të vlefshëm”. Nuk shkojmë në Bruksel për të lypur apo kërkuar ndonjë gjë" tha Gjuriq.

Sikurse tha, nëse Komisioni Europian për tre vite me radhë ka vlerësuar se Sërbia është e gatshme për progres të mëtejshëm në integrimet europiane, atëherë "trokiti ora" që të çelet Fashikulli 3.

Raportoi se Sërbia prej tre muajsh punon intensivisht në atë që të tërheqë të gjitha vendet anëtare në këtë ide-që Sërbia po përafrohet me shpejtësi që të ketë vend të barabartë në tryezë.

“Në atë tryezë patjetër do vendoset rreth nesh, mund të zgjedhim nëse do të jemi në tryezë apo do të merren vendime për ne pa ne”, tha Gjuriq dhe kujtoi se BE është partneri kryesor tregtar i Sërbisë dhe se prej Unionit varet siguria e vendit por edhe se si Sërbia do t'i mbrojë të drejtat e sërbëve në rajon e mbi të gjitha në Kosovë, ku ndodhet EULEKS.

“Mjedisi është kompleks dhe nuk duhet t'ia lëmë terrenin rivalëve, as politikanëve ekstremistë mes shqiptarëve dhe as të tjerëve”, shtoi Gjuriq.

Ky i fundit shtoi se Sërbia ka punuar intensivisht që vendet që janë kundër çeljes së Fashikullit të ndryshojnë opinion.

"Në masën më të mirë, arritëm sukses, u përpoqëm të merrnim pëlqimin për të avancuar në integrimin europian. Kjo forcon pozitën tonë kur është fjala rreth çështjeve të rëndësishme për ne dhe për K&M dhe për të gjitha të tjerat” tha Gjuriq.

Shefi i diplomacisë sërbe tha dhe se Sërbia në zhvillimet gjeopolitike, ka arritur të profilizohet si aktor autonom, por njëkohësisht si aktor i besueshëm, sepse i përmbahet Kartës së KB dhe parimeve të integritetit territorial dhe sovranitetit të shteteve të njohura ndërkombëtarisht.

"Është e madhe tragjedia në Ukrainë. Ne përcjellim aty shumë ndihma humanitare” tha Gjuriq.

Ardhja e Trampit në pushtet ndryshim tektonik

Gjuriq vuri në dukje se emërimi i Riçard Grenell si i dërguari special, ose fakti që për të është vendosur një post i ri, jep arsye për të besuar se administrata e Donald Tramp do të jetë më e angazhuar në zgjidhjen e problemeve globale.

“Ardhja e Tramp është ndryshim tektonik. Dhe sa do të ndikojë kjo tek ne, do t’a mësojmë muajt e ardhshëm” shtoi Gjuriq.

Ky i fundit tha se Tramp do të ketë mbështetjen e Sërbisë në misionin për stabilizimin e situatës globale.

"Fundi i luftës në Ukrainë do të rimëkëmbte ekonominë europiane, si dhe tonën. Në interesin tonë të zgjidhet kriza në Lindjen e Mesme. Kemi peng një shtetas sërb dhe nga ana tjetër, kemi shtetasit tanë. Është në interesin tonë që Tramp të arrijë sukses në misionin e vet për të stabilizuar situatën globale. Do të ketë mbështetjen tonë në përpjekjet për të stabilizuar situatën në botë”, tha ministri Gjuriq.