Gjuriq me Akolozin: Sërbinë me RQA e lidhin respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe Karta e KB

Marko Đurić i ministar Centranoafričke Republike
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me ministrin e tregtisë dhe industrisë së Republikës Qendërafrikane Tjeri Patrik Akoloz, ku kryeson delegacionin e këtij vendi në takimin e Parë për planifikimin e pjesmarrjes ndërkombëtare në Panairin Special Ekspo 2027.

Gjuriq ka thënë se përveç miqësisë së sinqertë dhe vendosmërisë së përbashkët për përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë, të dy vendet në kuptimin e vlerave, i lidhin pavarësia dhe mëvetësia në zbatimin e politikës së jashtme, si dhe respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara

Ministri theksoi dhe se Sërbia çmon jashtëzakonisht miqësinë shumëdekadashe me RQA dhe dinamikën e mirë të dialogut politik në nivelin më të lartë konfirmimi më i fortë i së cilës ishte vizita zyrtare e vitit të kaluar e presidentit të Republikës Qendërafrikane Fosten Arkanzh Tuadere.

Kur është fjala për lidhjet ekonomike, Gjuriq përshëndeti iniciativën e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve kontraktuale mes dy vendeve në fushën e bashkëpunimit ekonomik, duke theksuar se kjo do t'u jepte marrëdhënieve të përgjithshme vrull dhe energji të re.

Në takim u diskutuan dhe mundësi të tjera për forcimin e lidhjeve ekonomiko-tregtare, me potencial të veçantë të njohur për intensifikimin e tyre në fushat e bujqësisë, infrastrukturës dhe teknologjive të informacionit, si dhe në çështjen e diversifikimit të shkëmbimit tregtar.